
SHBA-ja riafirmon angazhimin: Nderojmë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka riafirmuar angazhimin e SHBA-së për paqe dhe stabilitet në Kosovë, tek ka përkujtuar hyrjen e trupave të NATO-s 27 vjet më parë. Në përvjetorin e çlirim
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka riafirmuar angazhimin e SHBA-së për paqe dhe stabilitet në Kosovë, tek ka përkujtuar hyrjen e trupave të NATO-s 27 vjet më parë.
Në përvjetorin e çlirimit, Ambasada ka ndarë fotografi nga qershori 1999 dhe ka deklaruar se SHBA-ja nderon qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës.
“Njëzet e shtatë vjet më parë, forcat e NATO-s hynë në Kosovë, duke ndihmuar në hapjen e rrugës për paqe dhe stabilitet. Ne nderojmë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës dhe riafirmojmë angazhimin tonë të përbashkët për paqe, stabilitet dhe prosperitet”, thuhet në deklaratën e Ambasadës.
27 vjet më parë, trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë pas bombardimeve kundër caqeve ushtarake e policore serbe në Kosovë dhe Serbi. Sulmet mbi infrastrukturën serbe nisën më 24 mars, dhe zgjatën deri më 10 qershor 1999. Fushata e bombardimeve ajrore ndaj Jugosllavisë u bë për ndaljen e fushatës serbe për spastrim etnik të shqiptarëve në Kosovë.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






