RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
🌍 Bota

SHBA kryen sulme ajrore në Irak dhe Siri

Ushtria amerikane kreu sulme ajrore kundër milicive të mbështetura nga Irani në zonën kufitare Irak-Siri. Sulmet u kryen në përgjigje të disa sulmeve me dron kundër personelit dhe objekteve amerikan

nga Venera Grabanica28 qershor 202128 qershor 2021


Ushtria amerikane kreu sulme ajrore kundër milicive të mbështetura nga Irani në zonën kufitare Irak-Siri.
Sulmet u kryen në përgjigje të disa sulmeve me dron kundër personelit dhe objekteve amerikane në Irak.
Pentagoni tha përmes një deklarate se presidenti Joe Biden urdhëroi sulme ajrore “mbrojtëse” në objektet operacionale dhe të magazinimit të armëve, që përdoren nga milicitë, në dy lokacione në Siri dhe në një në Irak.
Sipas deklaratës, disa milici të mbështetura nga Irani, përfshirë Kata’ib Hezballah dhe Kata’ib Sayyid al-Shuhada, i kanë përdorur objektet.
“Presidenti Biden ka qenë i qartë kur ka thënë se do të veprojë për të mbrojtur personelin amerikan”.
“Marrë parasysh serinë e vazhdueshme të sulmeve nga grupet e mbështetura nga Irani, që kanë në shënjestër interesat e SHBA-së në Irak, presidenti urdhëroi veprime të mëtejshme ushtarake për t’i ndërprerë dhe parandaluar sulmet e tilla”, tha Pentagoni.
Ai nuk bëri të ditur nëse dikush u vra ose u plagos në sulme. Por, sipas agjencisë së lajmeve AFP, Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut – një grup monitorues me seli në Mbretërinë e Bashkuar – tha se pesë luftëtarë të milicive u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në Siri.
Sulmet ajrore u kryen pasi zyrtarët kurdë irakianë thanë më 26 qershor se katër dronë, të ngarkuar me eksplozivë, goditën lokacione jashtë kryeqytetit të rajonit gjysmë-autonom, Arbil. Për viktima nuk u raportua.
Në të njëjtën ditë, Hashed al-Shaabi – një aleancë paraushtarake që kundërshton praninë e SHBA-së në Irak – mbajti një paradë ushtarake pranë Bagdadit, ku morën pjesë zyrtarë të lartë irakianë, përfshirë kryeministrin Mustafa al-Kadhimi.
Grupi është një organizatë ombrellë e milicive kryesisht shiite, të mbështetura nga Irani, por që është lejuar nga shteti irakian dhe që është formuar në vitin 2014, fillimisht për të luftuar grupin ekstremist Shteti Islamik.
Sulmet ajrore amerikane ishin të dytat në rajon, të urdhëruara nga presidenti Biden.
SHBA kreu sulme kundër objekteve të përdorura nga grupet e njëjta edhe në muajin shkurt. Ato ishin përgjigje ndaj disa sulmeve me raketa, që vranë një kontraktor civil dhe plagosën një shërbyes amerikan dhe trupa të tjera të koalicionit.
Shtetet e Bashkuara fajësojnë milicitë e mbështetura nga Irani për sulme të vazhdueshme me raketa në Ambasadën amerikane në Bagdad dhe në bazat irakiane, që strehojnë rreth 2,500 trupa amerikane – pjesë e një misioni ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik.
Në prill, një dron i ngarkuar me eksploziv goditi selinë e koalicionit në Irak – në seksionin ushtarak të aeroportit të Arbilit.
Gjenerali Kenneth Mckenzie, komandant i lartë i forcave amerikane në Lindjen e Mesme, i ka identifikuar dronët e vegjël si “shqetësim i madh” në rajon, pasi ata mund të shmangin më lehtë mbrojtjen ajrore.
Nën ish-presidentin amerikan, Donald Trump, tensionet midis Uashingtonit dhe Teheranit u përshkallëzuan shumë në janar të vitit 2020, pasi një sulm me dron i SHBA-së në Bagdad vrau gjeneralin e lartë iranian, Qasem Soleimani, dhe disa të tjerë.
Vrasjet çuan në thirrjet e milicive irakiane dhe partive politike aleate për dëbimin e forcave amerikane nga Iraku./REL

Temperatura përvëluese sot në Kosovë
LAJMI TJETËR →
Temperatura përvëluese sot në Kosovë

Lexo edhe

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

10 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

25 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

27 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

31 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

13 orë më parë