Shënohet Dita Ndërkombëtare e Mjedisit
Organizime të ndryshme për Ditën e Mjedisit Green Art Center – Prishtina në bashkëpunim me organizatën qeveritare GIZ-SMS program, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe me komunën e
Organizime të ndryshme për Ditën e Mjedisit
Green Art Center – Prishtina në bashkëpunim me organizatën qeveritare GIZ-SMS program, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe me komunën e Prishtinës, Gjilanit, Mitrovicës, Prizrenit dhe Gjakovës, do të organizojë aktivitete të shumta me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, që do të shënohet sot më 5 qershor.
Për shënimin e kësaj dite do të zhvillohen aktivitete të ndryshme bashkarisht me “Klubet e Gjelbra” të shkollave fillore dhe të mesme të këtyre komunave, me qëllim ngritjen e vetëdijes së komunitetit për ruajtjen e mjedisit ku jetojmë dhe veprojmë.
Në të gjitha komunat do të ketë marshe sensibilizuese nga nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, të cilët në duar do të mbajnë pankarta që përçojnë mesazhe të ndryshme për mbrojtje e mjedisit. Meqenëse kjo ditë është caktuar qysh 30 vjet më parë nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ka pasur për qëllim ngritjen e vetëdijes rreth çështjeve të mjedisit dhe tërheqjen e vëmendjes politike ndaj këtyre çështjeve . Pra, ideja dhe qëllimi kryesor i shënimit të kësaj ngjarje është nxitja e aktiviteteve dhe aksioneve për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit.
Kjo ditë zakonisht shënohet me një temë të caktuar, ndërsa për këtë vit tema kryesore është “Lidhja/afrimi i njerëzve me natyrën”.

Më të fundit
Të gjitha →
Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s





