
Shpërthim në një pikë karburanti në Tiranë, ka të lënduar
Dy persona janë lënduar në një pikë karburanti në Tiranë si pasojë e një shpërthimi kryeytet. “Më datë 04.11.2023, rreth orës 13:30, në Rrugën Bardhyl, gjatë kohës që ka qenë duke u funizuar një karbu
Dy persona janë lënduar në një pikë karburanti në Tiranë si pasojë e një shpërthimi kryeytet.
“Më datë 04.11.2023, rreth orës 13:30, në Rrugën Bardhyl, gjatë kohës që ka qenë duke u funizuar një karburant me benzinë, nga një autobot, ka ndodhur një shpërthim. Si pasojë është dëmtuar shtetasi M. Ç., (menaxher) dhe shtetasi M. K. (shoferi i autobotit), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. “, njofton policia
Nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e këtij incidenti. Ndërsa ne vendngjarje ndodhet policia dhe forca zjarrfikese.
“Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftim./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur






