RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Sindikata e Kuvendit të Kosovës reagon për uljen e pagave
🇽🇰 Kosova

Sindikata e Kuvendit të Kosovës reagon për uljen e pagave

Shoqata Sindikale e Kuvendit të Kosovës reagon në lidhje me uljen e pagave të punëtorëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me rastin e ekzekutimit të pagave të muajit shkurt të vitit 2023, pas hyr

nga B G2 mars 20232 mars 2023

Shoqata Sindikale e Kuvendit të Kosovës reagon në lidhje me uljen e pagave të punëtorëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me rastin e ekzekutimit të pagave të muajit shkurt të vitit 2023, pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik
“Sindikata e Kuvendit të Kosovës, përveç se ka shumë vërejtje për padrejtësitë e koeficienteve për të punësuarit e Kuvendit të Kosovës të caktuar me Ligjin e Pagave dhe me vlerën e koeficientit të caktuar me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për buxhetin e vitit 2023, me të cilat të punësuarve në Kuvendin e Kosovës iu janë ulë pagat.”, thuhet në reagim.
“Përveç këtij diskriminim, tani me rastin e ekzekutimit të pagave për muajin shkurt të vitit 2023, në kundërshtim me Ligjin për Pagat, përkatësisht të nenit 41 për shtesën transitore që garanton që në vitin e parë do të jepet kjo shtesë në shumën 100% të diferencës të pagës së re me pagën e mëparshme, të punësuarve të Kuvendit iu janë ulë pagat në shuma variushme për këtë muaj.”, vijon reagimi
Kjo sindikatë i bën thirrje Kryetarit të Kuvendit, Kryesisë së Kuvendit dhe Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve që menjëherë ta sqarojnë me shkrim këtë çështje, “të na i paguajnë pjesën e pagës e cila duhet ta arrijë pagën të cilën e kemi realizuar para hyrjes në fuqi të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, ashtu siç është e përcaktuar me nenin 41 (shtesa transitor) të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik.”
Po ashtu i bëjnë thirrje  Kryesisë së Kuvendit që pa vonesa tjera t’i miratoj të gjitha aktet nënligjore që kanë të bëjnë me pagat, shtesat dhe kompozimet për të punësuarit në Kuvendin e Kosovës dhe atë në përputhje me natyrën dhe kushtet specifike të punës të Institucionit më të Lartë të Republikës së Kosovës, aty ku të gjitha dokumentet dhe vendimet e nivelit shtetëror kalojnë dhe procedohen nga stafi i Kuvendit në bashkëpunim me deputetët dhe trupat e Kuvendit.
“Kërkojmë që të respektohet dinjiteti i punës së stafit të Kuvendit duke ju garantuar atyre së paku mos dëmtimin e tyre në uljen e pagave të cilat i kanë realizuar deri më tani.”, përfundon reagimi./21Media

​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete
LAJMI TJETËR →
​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete

Lexo edhe

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

1 orë më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

1 orë më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

1 orë më parë
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

1 orë më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

2 orë më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032
Futboll

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

41 min më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

3 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

4 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

5 orë më parë