RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
​Skepticizëm për progres në takimin Bislimi-Petkoviq në Bruksel
🇽🇰 Kosova

​Skepticizëm për progres në takimin Bislimi-Petkoviq në Bruksel

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe analistët politikë nuk presin progres në dialog, pavarësisht takimit në nivel të kryenegociatorëve të thirrur nga Bashkimi Evropian më 19 mars në Bruksel. Në parti

nga Kaltrina Berila16 mars 202416 mars 2024

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe analistët politikë nuk presin progres në dialog, pavarësisht takimit në nivel të kryenegociatorëve të thirrur nga Bashkimi Evropian më 19 mars në Bruksel. Në partinë e Ramush Hardinaj kritikojnë kryeministrin Albin Kurti, për qasje të gabuar në dialog, si dhe akuzojnë se çështjet e brendshme si rregullorja e BQK-së, po i transferon në çështje politike në dialog.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë se Kurti do të zvarrisë zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, për shkak se zgjedhjet janë afër dhe ai frikësohet se do të humb përkrahjen popullore.

“Meqenëse jemi në vitin e katërt, kjo qeveri po mundohet me prolongu këtë çështje, në mënyrë që fillimisht të shkohet në zgjedhje dhe të merr përkrahjen popullore…Zvarritja e këtij procesi është kryesisht se jemi në vit zgjedhor dhe tashmë me vendime dhe veprime populiste, siç është rregullorja e BQK-së, po mundohet të ruaj populizëm. E sheh edhe nga deklaratat e mazhorancës se është shtrirë sovraniteti në veri të Mitrovicës, ndërsa tash i kanë pranuar nënshkrimet për shkarkim të kryetarëve shqiptarë”, thotë ajo.

Në anën tjetër, politologu Albinot Maloku, thotë se Lajçak do të tentojë që në fund të mandatit të tij, të përdorë të gjitha metodat dhe mënyrat për t’i shtyrë palët të zbatojnë marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit.

Megjithëse është skeptik se do të ketë rezultate, ai kritikon palën kosovare se e ka bërë temë në dialog ndalimin e përdorimit të dinarit në Kosovë, përmes rregullores së BQK-së.

“Zotëri Lajçak e ka pjesën e vet të mandatit të mbetur dhe të insistojë maksimalisht në jetësimin e pajtimit të ndodhur në Bruksel dhe Ohër. Mënyrat dhe metodat do të përdoren nga lehtësuesi të gjitha për synim thelbësor që të kemi konkretizim dhe sukses në karrierën diplomatike të Lajçak, në fund të mandatit se çka ka bërë. Është e pashëndetshme, përveçse kontradiktore nga ana e kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi që çështjen e dinarit si çështje e brendshme, kryesisht teknike, përmes një rregullore nga një autoritet i pavarur të transferojë si një çështje politike”, thotë Maloku.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano,ka konfirmuar të premten se takimin e kryenegociatorëve të Kosovës dhe Beogradit, do të mbahet më 19 mars në Bruksel.

Ai në një konferencë për media tha se emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka ftuar kryenegociatorët e Kosovës e Serbisë në Bruksel, për të diskutuar për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit, si dhe për vazhduar diskutimet për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit.

“Do të ketë disa çështje në agjendën e ardhshme, të martën e ardhshme dhe natyrisht, në përgjithësi implementimi i së ashtuquajturës marrëveshje e Ohrit është çështja më e rëndësishme, natyrisht aspektet individuale të kësaj çështjeje do të preket po ashtu nga palët dhe nga facilituesi (BE)”, ka thënë Stano.

Ndërkohë, nga Qeveria e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim. Këshilltari për media i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu, ka thënë se në fokus të agjendës së diskutimeve do të jetë zbatimi i marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit, si dhe aneksit zbatues.

“Kosova i përgjigjet pozitivisht ftesave të cilat kanë për qëllim përqëndrimin në rrugën përpara e zbatimin e marrëveshjeve në kuadër të procesit të dialogut, të cilat duhet të çojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe finalizimit të procesit. Qasja jonë konstruktive duhet të njihet me konstruktivitet e bashkëpunim dhe nga pala tjetër”, shkruan ai.

Gjatë kësaj jave në Kosovë ka qëndruar emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili kërkoi nga pala kosovare fleksibilitet për gjetjen e një zgjidhje për dinarin si dhe për zbatimin e ujdive të Brukselit dhe Ohrit./kp

​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti
LAJMI TJETËR →
​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti

Lexo edhe

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

2 orë më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

2 orë më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

2 orë më parë
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

2 orë më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

2 orë më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete
Sport

​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete

44 min më parë
Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032
Futboll

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

1 orë më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

4 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

5 orë më parë