
Sorensen thotë se ndriçimi i fatit të të zhdukurve mbetet prioritet në dialog
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, tha se rëndësia e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, duke e cilësuar këtë si domosdoshmëri hu
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, tha se rëndësia e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, duke e cilësuar këtë si domosdoshmëri humanitare.
“Familjet që ende presin të mësojnë për të dashurit e tyre meritojnë qartësi dhe drejtësi. Prandaj, çështja e personave të zhdukur mbetet prioritet për mua në dialog”, ka shkruar Sorensen në “X”, pasi vizitoi Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Bazuar në të dhënat e Kryqit të Kuq, janë mbi 1.600 persona të pagjetur nga lufta e viteve 1998/99 në Kosovë – shumica prej tyre shqiptarë./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





