
Sot në Ditën e Gruas marshohet në Prishtinë
Sot në Ditën e Gruas në Prishtinë do të mbahet marshi tradicional. Kolektivi “Marshojmë s’festojmë” ka njoftuar se marshi do të mbahet me fillim nga ora 12:00. Nisja do të bëhet nga sheshi “Zahir Paja
Sot në Ditën e Gruas në Prishtinë do të mbahet marshi tradicional.
Kolektivi “Marshojmë s’festojmë” ka njoftuar se marshi do të mbahet me fillim nga ora 12:00.
Nisja do të bëhet nga sheshi “Zahir Pajaziti” për të vazhduar deri tek Sheshi “Skënderbeu”.
Më tej është bërë e ditur se motoja e kësaj proteste është “Marshojmë për njëra-tjetrën”.
Kjo ngjarje zë fill më 8 mars 1857, kur rrobalarëset e Nju Jorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.
Kurse 100 gra nga shumë vende evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagë të Danimarkës, nën kryesinë e Klara Cetkinit, vendosen që 8 Marsi të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Grave.
Për nder të kësaj dite, grave u jepen dhurata të ndryshme, ku dhurata më e shpeshtë është luleje, e cila ka simbolin e respektit dhe dashurisë.
Kosova të drejtën e gruas e ka të garantuar me ligj, ku në shumë institucione shtetërore, pjesëmarrja e gruas është e përcaktuar me ligje.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






