RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaArt
🎨 Art

Sot nis edicioni i dhjetë i FemArt

Sot(14 qershor) nis edicioni i dhjetë i FemArt. Për dhjetë ditë, FemArt ka përgatitur program të larmishëm. Hapjen e këtij edicioni e shënon shfaqja premierë “Kosova: Toka e shpirtrave të trazuar”. Ky

nga Xh.D14 qershor 202214 qershor 2022

Sot(14 qershor) nis edicioni i dhjetë i FemArt.
Për dhjetë ditë, FemArt ka përgatitur program të larmishëm.
Hapjen e këtij edicioni e shënon shfaqja premierë “Kosova: Toka e shpirtrave të trazuar”.
Ky projekt nga Trupa Artistike e Artpolis së bashku me artistë të rinj të muzikës dhe dansit vjen përmes fragmenteve të ndryshme poetike apo teksteve të mbushura me dhimbje, kushtrim, shpresë e forcë dhe si imazhe të reziliencës sonë kolektive.
“Kosova: Toka e Shpirtrave të Trazuar” përmes akteve kronologjike përshkruan njërën ndër etapat më të rëndësishme të kosovarëve drejt asaj që e kishin ëndërruar ndër shekuj, lirisë.
Me dy performancat e tyre akrobatike nga Shqipëria ndizet dita e dytë të Festivalit FemArt, më 15.06.2022.
Për të vazhduar me aktivitetin e mbyllur: Punëtorinë “Qytetet Natën” të artistes italiane, Valentina Medda.
Derisa koncerti i këngëtares, tekstshkrueses dhe instrumentistes multi-disiplinare, Christine Salem, e mbyll ditën e dytë të FemArt me performancën e saj në Teatrin Oda.
Tema e ndryshimeve klimatike është me rëndësi për Festivalin FemArt, prandaj në ditën e tretë të edicionit të 10-të ata sjellin punëtorinë “Mozaiku Klimatik” nga Marie Grovel dhe Ben Dida.
Po atë ditë para publikut në Prishtinë do të prezantohet shfaqja “Babai dhe Babai” me autor Jeton Neziraj dhe regji të Kushtrim Koliqit.
FemArt 10 sjell katër aktivitete në Ditën e 4-të për fuqizim, inspirim dhe reflektim.
Dita e 5-të e FemArt 10 sjell në Teatrin Kombëtar të Kosovës shfaqjen “Burrat” nga Portugalia, një komedi për jetën, vdekjen dhe lirinë.
Në ditën e 6-të të Festivalit FemArt dy performanca nga artistët Dijana Milosevic në Graçanicë mban ligjëratë dhe prezanton performancën “25 Gota Verë”.
Ndërsa në Prishtinë zë vend shfaqja “Burrneshat” me autor Jeton Neziraj dhe regji të Erson Zymberit.
“Me “25 Gota Verë”, performancë dhe ligjëratë nga artistja Dijana Milošević, hapet Dita e 6-të e Festivalit FemArt, që do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Graçanicë. Për të vazhduar me shfaqjen “Burrneshat” në Teatrin Oda në Prishtinë. Shfaqje që trajton fenomenin e burrneshave, nën dritën edhe të debatit të tanishëm mbi çështjet gjinore, konceptin e lirisë, respektivisht mos-lirisë në shoqëritë me vlera, koncepte e konstrukte të ndryshme shoqërore”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare./21Media

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

4 min më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

1 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

1 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

2 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

2 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

4 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

4 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

4 orë më parë