
Specialja ia vazhdon paraburgimin Isni Kilajt
Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj. ZPS-ja përmes një njoftimi tha se gjykësi ka vendosur mbajtja e mëtejshme e të dyshuarit është e përshtatshme. “Gj
Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj.
ZPS-ja përmes një njoftimi tha se gjykësi ka vendosur mbajtja e mëtejshme e të dyshuarit është e përshtatshme.
“Gjykatësi i vetëm i DHSK-së, Nikola Giju, urdhëroi mbajtjen e mëtejshme në paraburgim të Isni Kilajt. Vendimi, mes të tjerash, thekson se gjykatësi Giju, pas shqyrtimit të parashtrimeve të palëve, ka vendosur se ka dyshime të bazuara se Kilaj ka kryer vepra penale kundër administrimit të drejtësisë të përfshira në juridiksionin e DHSK-së, dhe se, për arsye të ikjes dhe rreziqeve tjera, mbajtja e mëtejshme e të dyshuarit është e përshtatshme”, thuhet në njoftimin e ZPS-së.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura






