
Spekulimet e lidhin me Kombëtaren e Gjermanisë, flet agjenti i Klopp
Kombëtarja e Gjermanisë pavarësisht fitores së mbrëmshme 4:2 kundër Kosta Rikës u eliminua nga Kampionati Botëror “Katar 2022”. Ky ishte eliminimi i dytë me radhë i Gjermanisë nga Kupa e Botës, ndërsa
Kombëtarja e Gjermanisë pavarësisht fitores së mbrëmshme 4:2 kundër Kosta Rikës u eliminua nga Kampionati Botëror “Katar 2022”.
Ky ishte eliminimi i dytë me radhë i Gjermanisë nga Kupa e Botës, ndërsa tani besohet se pozita e Hansi Flick si trajner i Gjermanisë është në rrezik.
Media të shumta kanë filluar ta lidhin trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp me detyrën e trajnerit te Gjermania, dhe agjenti i gjermanit, Marc Kosicke ka folur për këtë gjë.
“Ajo është vetëm një titull në media. Jurgen ka një kontratë deri në vitin 2026 me Liverpoolin. Synimi i Klopp është që t’i përmbahet kontratës me Liverpoolin”, tha Kosicke për “SkySportDE”.
Sipas mediave, Jurgen Klopp është kandidati kryesorë i Federatës Gjermane të Futbollit për ta zëvendësuar trajnerin momental, Hansi Flick.

Më të fundit
Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro





