Stoltenberg: Situata e centralit bërthamor tregon pamaturinë e luftës
Siç raporton BBC, ministrat e jashtëm perëndimorë po mblidhen në Bruksel për të vlerësuar reagimin e tyre ndaj luftës në Ukrainë. Duke folur teksa mirëpriti Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blin
Siç raporton BBC, ministrat e jashtëm perëndimorë po mblidhen në Bruksel për të vlerësuar reagimin e tyre ndaj luftës në Ukrainë.
Duke folur teksa mirëpriti Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dënoi veprimet e Rusisë në Ukrainë, duke përfshirë granatimin e një termocentrali bërthamor, transmeton rtv21.tv.
Zaporizhzhia – centrali bërthamor më i madh në Evropë tani është nën kontrollin rus.
“Ne dënojmë sulmet ndaj civilëve dhe brenda natës kemi parë gjithashtu raporte për sulmin kundër një centrali bërthamor. Kjo thjesht tregon pamaturinë e kësaj lufte dhe rëndësinë e përfundimit të saj dhe rëndësinë që Rusia të tërheqë të gjitha trupat e saj dhe të angazhohet me mirëbesim në përpjekjet diplomatike”, tha Jens Stoltenberg./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






