RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaFilm
🎬 Film

”Sunny Hill” në Tiranë, Rama: S’ka si Tirona jo

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas dështimit të festivalit ”Sunny Hill”, në Prishtinë. Rama e ka quajtur lajm të mirë që ”Sunny Hill Festival”, do të mbahet në Tiranë. ”Festivali “Sunn

nga Miranda Beqaj14 qershor 202214 qershor 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas dështimit të festivalit ”Sunny Hill”, në Prishtinë.
Rama e ka quajtur lajm të mirë që ”Sunny Hill Festival”, do të mbahet në Tiranë.
Festivali “Sunny Hill” vjen në Tiranë, ku në javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre”, ka shkruar Rama.
Tutje ky i fundit është mburrur me vendin e tij duke shkruajtur ”s’ka si Tirona jo”.
Festivali më i madh që u organizua disa herë në Kosovë, ”Sunny Hill”, sivjet nuk do të mbahet në Kosovë. Lajmin për  portalin RTV21 e ka konfirmuar Alban Kastrati, i cili ka thënë se ”Sunny Hill Festival” do të mbahet në Tiranë këtë vit.
Themeluesi dhe organizatori i Sunny Hill Festival, Dukagjin Lipa përmes një postimi në ”Facebook”, ka treguar se iu kanë adresuar letër krerëve të shtetit, mirëpo krahas gjithë përpjekjeve të tyre, sipas tij, ata janë gjetur peng i politikëbërjes në kurriz të këtij festivali.
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas dështimit të mbajtjes së Festivalit ”Sunny Hill” në Prishtinë. Rama e ka fajësuar Qeverinë për zvarritje, madje sipas tij, ky anulim do t’i shkaktojë dëm kryeqytetit në kulturë, turizëm, në zhvillimin ekonomik dhe në imazhin e vet të përgjithshëm. Rama ka thënë se pret nga Qeveria të reflektojë dhe Sunny Hill Festival, t’i kthehet shtëpisë së vet, Prishtinës, dinjitetshëm, ashtu siç e meriton secili qytetar i kryeqytetit.
Krahas reagimeve të shumta nga përfaqësuesit e këtij fstivali, ka reaguar edhe Gëzim Sveçla, shef i asamblistëve të LVV-së në Prishtinë. Sveçla ka shkruar se duhet të mirëpritet heqja dorë e ”Sunny Hill” nga insistimi për 99 vjet pronë.
Sunny Hill Festival përmes faqes zyrtare ka treguar se personat të cilët i kanë blerë biletat mund t’i shfrytëzojnë në Tiranë, ndërsa ata të cilët nuk kanë mundësi të jenë në Tiranë, kanë mundësi të rimbursimit të biletave, ku dritarja e rimbursimit do të hapet nga 1 korriku deri më 15 korrik./21Media

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
LAJMI TJETËR →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Lexo edhe

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

15 min më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

29 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

43 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

3 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

3 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

3 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

5 orë më parë