RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sveçla e quan akt terrorist shpërthimin në Ibër-Lepenc

(Lajm i përditësuar) Sveçla e quan akt terrorist shpërthimin në Ibër-Lepenc Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka cilësuar akt terrorist shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin-P

nga Venera Grabanica29 nëntor 202429 nëntor 2024

(Lajm i përditësuar)

Sveçla e quan akt terrorist shpërthimin në Ibër-Lepenc

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka cilësuar akt terrorist shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin-Potok.

“ Policia ka ardhë në vendin e ngjarjes dhe është parë se si rezultat i një akti terrorist një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit, që cilësohet si infrastrukturë kritike është dëmtuar”, ka thënë ai nga vendi i ngjarjes.

Kryeshefi i Ibër Lepencit: Dëmtohet kanali kryesor, ndikohet edhe KEK-u, uji është ndalur

Kryeshefi i Ndërmarrjes ‘Ibër-Lepenci’, Faruk Mujka e ka konfirmuar se ka pasur një shpërthim në Zupcë të Zubin Potokut.

Sipas Mujkës, një mjet shpërthyes është hedhur në kanal dhe ka dëmtuar një urë, ku një e murit ka rënë komplet.

Mujka ka konfirmuar se tani duhet të ndalet furnizimi me ujë dhe të sanohet problemi.

“Po një mjet shpërthyes ëshë gjuajtur në kanal, është një urë që është dëmtuar dhe ka ra krejt komplet një muri. Duhet me u ndalë uji duhet me u sanu dëmi. Duhet sa më shpejt, sepse furnizohen ujësjellësit, furnizohet KEK-u, është kanali kryesor. Uji është ndalur, derisa të bëhet sanimi i dëmit” – ka thënë Mujka për kallxo.

Shpërthimi në Ibër-Lepenc, Lista Serbe: Kërkojmë nga KFOR-i dhe Eulex-i hetim të menjëhershëm

Pas shpërthimit të fuqishëm në fshatin Varagë të Zubin Potokut, me ç’rast është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit ka reaguar Lista Serbe e cila e ka dënuar këtë akt.

Përmes një postimi në Facebook, thuhet se ‘ky sulm ka rrezikuar ujësjellësin e qytetarëve tanë dhe ka shkaktuar trazira për serbët në veri të Kosovës’,

“Ne duam të konstatojmë qartë se ky akt është absolutisht kundër interesave të popullit serb dhe kërkojmë nga KFOR-i dhe Eulex-i hetim të menjëhershëm lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ujësjellësi “Mitrovica”: Është ndërprerë furnizimi me ujë, shkak dëmtimi i kanalit të Ibër Lepencit

Për shkak të dëmtimit të një pjese të kanalit të Ibër Lepencit, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes,

KRUM shton se nga ky kanal furnizohen me ujë të pa përpunuar.

“Prandaj, ju lusim që të siguroni rezerva të ujit të pijes. Për çdo zhvillim të ri ne do u mbajmë të informuar”, thuhet në njoftim.

Kanali i Ibër Lepencit është dëmtuar pas një shpërthimi të fuqishëm që ka ndodhur në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Shpërthim në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin-Potok

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar para pak minutash në fshatin Varagë të Zubin Potokut, me ç’rast është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.

Rasti u konfirmua nga Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Po, është dëgjuar një shpërthim në kanalin e ujit dhe ekipet policore janë duke punuar që sa më shpejtë ta ndriçojnë rastin”, ka thënë Elshani për media.

LAJMI TJETËR →
​Kosova fiton medalje të bronztë në debutimin historik të kickboksit në Lojërat Mesdhetare

Lexo edhe

Kosova

​Të dhënat e reja për pikat kufitare, mbi dy orë pritje për të hyrë në Kosovë

38 min më parë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

3 orë më parë
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

3 orë më parë
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

3 orë më parë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

3 orë më parë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Futboll

​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti

1 orë më parë
Sport

​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete

2 orë më parë
Futboll

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

2 orë më parë
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

4 orë më parë