
Sveçla: Qasja destruktive e Serbisë ndaj Kosovës s’ka ndryshuar
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se qasja destruktive e Serbisë ndaj Kosovës ende nuk ka ndryshuar. Në seancën e kuvendit ku po diskutohet për punën dyvjeçare të Qeverisë Kurti,
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se qasja destruktive e Serbisë ndaj Kosovës ende nuk ka ndryshuar.
Në seancën e kuvendit ku po diskutohet për punën dyvjeçare të Qeverisë Kurti, Sveçla i ka listuar disa nga aktivitetet të cilat ai i konsideron si suksese në veri të Kosovës.
“Qasja e Serbisë karshi Kosovës nuk ka ndryshuar. Përgjatë këtyre dy vjetëve, jemi ballafaquar si dy shtete me Serbinë. Në kontekst të kësaj, kemi ndaluar mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë. Kemi mundësuar regjistrimin me taksa RKS, ndërsa taksat e regjimit të Millosheviqit po dorëzohen e zëvendësohen. Institucioneve të sigurisë iu nevojitet përkrahje më e madhe. Por, unë mund të ju garantoj që krimi dhe korrupsioni do të vazhdojnë të luftohet në çdo cep”, ka thënë ai.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






