Tahiri: Nëse nuk kalon i pari, mandatarin e dytë mund ta ketë LDK-ja
Sipas Tahirit, nëse dështon VV, Thaçi ka 10 ditë afat të caktojë mandatarin e dytë Politologu Ramush Tahiri sonte tha se nëse mandatari, Albin Kurti dështon t’i marrë votat, atëherë presidenti Hashim
Sipas Tahirit, nëse dështon VV, Thaçi ka 10 ditë afat të caktojë mandatarin e dytë
Politologu Ramush Tahiri sonte tha se nëse mandatari, Albin Kurti dështon t’i marrë votat, atëherë presidenti Hashim Thaçi ka afat 10 ditë që të caktojë mandatarin e dytë dhe të vlerësojë se cili grupacion i ka shancat t’i bëjë 61 vota në mënyrë që të votohet mandatari i dytë dhe vendi të mos shkojë në zgjedhje.
Tahiri në “Argument Plus” u shpreh që mandatarin e dytë, nëse nuk kalon i pari, mund ta ketë Lidhja Demokratike e Kosovës, shkruan rtv21.tv
Kryesia e Kuvendit vendosi që seanca për formimin e Qeverisë të mbahet të hënën në orën 11:00. Deri më tani nuk ka koalicion Vetëvendosje -LDK, kurse pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së LDK-së, nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri deklaroi se nuk do të ketë qeveri të pakicës, duke lënë të hapur mundësinë për marrëveshje.
PDK-ja, AAK-ja dhe AKR-ja u shprehën se nuk do ta votojnë qeverinë Kurti. Ndërsa, Nisma dhe përfaqësuesit e komunitetit jo serb deklaruan se nuk kanë vendosur ende./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






