
Taulant Xhaka reagon pas fishkëllimave ndaj vëllait të tij, Granitit
Pas sfidës emocionale mes Kosovës dhe Zvicrës në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku kapiteni i helvetikëve Granit Xhaka u përball me fishkëllima nga një pjesë e tifozëve kosovarë, ka ardhur reagimi i menjëh
Pas sfidës emocionale mes Kosovës dhe Zvicrës në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku kapiteni i helvetikëve Granit Xhaka u përball me fishkëllima nga një pjesë e tifozëve kosovarë, ka ardhur reagimi i menjëhershëm dhe i fortë nga Taulant Xhaka.
Në një postim në Instagram, ai publikoi një fotografi nga ndeshja, shoqëruar me një mesazh mbështetjeje dhe krenarie për vëllain e tij. Në reagim, Taulanti shkruante:
“Gjithmonë deri në vdekje me ty vlla. Krenaria e Shqiptarëve. Zoti i ruajt të gjithë shqipeet e vërteta nëpër botë”.
Ky mesazh vjen si kundërpërgjigje ndaj situatës së krijuar gjatë ndeshjes, ku kapiteni i Zvicrës u prit fillimisht me duartrokitje, por më pas u fishkëllua në disa momente të lojës, një episod që ka hapur debat të gjerë në rrjetet sociale.

Më të fundit
Të gjitha →
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






