
Të premten hapet ekspozita për historikun e suksesit të xhudos së Kosovës
Federata e Xhudos e Kosovës (FXHK) ka njoftuar se të premten, më 28.03.2025, do të organizojë ekspozitën “Përpjekja e artë – rrugëtimi i xhudos në lartësimin e Kosovës”. Ekspozita hapet në ora 19:00 d
Federata e Xhudos e Kosovës (FXHK) ka njoftuar se të premten, më 28.03.2025, do të organizojë ekspozitën “Përpjekja e artë – rrugëtimi i xhudos në lartësimin e Kosovës”.
Ekspozita hapet në ora 19:00 dhe mbahet në galerinë e Fakultetit të Arteve në Prishtinë.
Sipas njoftimit, kjo ekspozitë është një udhëtim në historinë e lavdishme të xhudos, të ndërtuar mbi përpjekjet e përditshme shumëvjeçare, me mund dhe dashuri për xhudon dhe Kosovën.
Ekspozita “Përpjekja e artë – rrugëtimi i xhudos në lartësimin e Kosovës” është kuruar nga Berat Bajrami.

Më të fundit
Të gjitha →
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






