RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBiznes
Tensionet në veri rëndojnë ekonominë e vendit
💼 Biznes

Tensionet në veri rëndojnë ekonominë e vendit

Tensionet në veri të vendit përveç dëmeve politike, po shkaktojnë dëme edhe në aspektin ekonomik. Subjektet përfaqësuese të bizneseve dhe njohës të fushës së ekonomisë vënë në pah rreziqet që prodhon

nga Kaltrina Berila8 tetor 20238 tetor 2023

Tensionet në veri të vendit përveç dëmeve politike, po shkaktojnë dëme edhe në aspektin ekonomik. Subjektet përfaqësuese të bizneseve dhe njohës të fushës së ekonomisë vënë në pah rreziqet që prodhon në sektorin e ekonomisë situata e krijuar në veri të vendit.

Tensionet e fundit në veri po ndikojnë drejtpërdrejt edhe në ekonomin. Trazirat e vazhdueshme në këtë pjesë të vendit, sipas njohësve të ekonomisë, po shkaktojnë frikë tek investitorët potencial.

Po ashtu pengesa janë paraqitur edhe në eksportonin e prodhimeve vendore. Kryetari i shoqatës së eksportuesve, Nexhat Hasani, tha se trendi i rënies së eksportit është milionësh.

“Faktori politik është drejtë për drejt i lidhur me atë ekonomik pa stabilitet ekonomik nuk ka ekonomi të shëndoshë, krizat në veri i terhjekin investitorët nga Kosova po edhe nga Ballkani sepse është tregu jo i qëndrueshëm jo i sukseshëm… në muajin e kalum eksporti ka qenë 65 milionë euro tash do të jetë diku 45 milionë si do që të jetë kjo është një sëmundje për ekonominë tonë… për që ka biznese që janë largu nga Kosova për shkak të situatës është e pa kontestueshme do të thotë njerëzit ikin aty ku nuk ka siguri fizike nuk ka investim…”, tha Hasani për RTV21.

Kryetari i aleancës së bizneseve Agim Shahini, thotë se pas sulmi terrorist në veri, po vërehet një ngadalësim i ekonomisë.

“Ndikon negativisht për shkak se në një vend ku zihen aq shumë arsenal ushtarak, i një paraushtrie, i një parapolicie, i një grupi politik që pretendon ta marr një territor të huaj kjo do të thotë frikësim i investitorëve dhe gjatë këtyre ditëve Kosova ka pësau një ngadalësim të ekonominë ngadalësim të pagesave të ratave të bizneseve etj… rreth 20 milionë euro ka qenë qarkullimi më pak në konsum total dhe kjo ngadalëson rritjen e zhvillimit ekonomik..”, tha ai për RTV21.

Edhe njohësi i ekonomisë, Medain Hashani, thotë se trazirat shkaktojnë pasiguri në fushën e të bërit biznes.

“Trazirat në Kosovë ndikojnë në ekonomi gjithsesi për arsye se krijojnë një lloj pasigurie për të gjitha bizneset e Kosvoës por edhe për bizneset që eksportojnë në Kosovë sepse çdo trazirë politike ndikon edhe në zhvillim ekonomik të një vendi prandaj shumica e bizneseve të Kosovës që kanë pasë përfaqësi në BE kanë fillu me u pa si rrisk për të ardhmën”, tha Hashani.

Por tërë këtë situatë, kryetari i Dhomës së afarizmit në Kosovë, Skender Krasniqi, e sheh nga një këndvështrim tjetër. Sipas tij, reagimi profesional i institucioneve të sigurisë, ofron një garanci edhe për zhvillimin e bizneseve.

Krahas tensioneve të fundit, gjendjen në sektorin ekonomikë e kanë rënduar edhe masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, të cilat ende vazhdojnë të jenë fuqi./21Media

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
LAJMI TJETËR →
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

11 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

11 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

27 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

42 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

45 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

13 orë më parë