Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i Kanadasë
Kanadaja përkrah Kosovën Presidenti Hashim Thaçi, ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të Kanadasë, jo-rezident për Kosovë, Alan Bowman. Thaçi duke i uruar sukses në punën e re ambasadorit
Kanadaja përkrah Kosovën
Presidenti Hashim Thaçi, ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të Kanadasë, jo-rezident për Kosovë, Alan Bowman.
Thaçi duke i uruar sukses në punën e re ambasadorit, i shprehu falënderimin e institucioneve për përkrahjen që i ka dhënë Kanada shtetit të Kosovës.
“Kanada na ka përkrahur gjithmonë, veçanërisht në këto tri dekadat e fundit, duke pranuar refugjatë gjatë luftës dhe duke kontribuar në NATO, duke ndihmuar paqen dhe rindërtimin dhe duke na përkrahur tani në konsolidimin ndërkombëtar të shtetit”, tha Thaçi.
Bowman u shpreh se Kanadaja përkrah Kosovën dhe përpjekjet për paqe dhe stabiliteti, si dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës dhe të tërë rajonit./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt





