Thaçi viziton familjen Rugova, i uron për Ushtrinë
Pas zyrtarizimit të ushtrisë, Thaçi shkon në familjen e Rugovës Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar familjen e ish- Presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova. I pari i shtetit, tha se arsyeja e
Pas zyrtarizimit të ushtrisë, Thaçi shkon në familjen e Rugovës
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar familjen e ish- Presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.
I pari i shtetit, tha se arsyeja e vizitës është urimi për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.
Presidenti tha se trashëgimia shtetformuese e Presidentit Rugova ka qenë dhe është shumë e rëndësishme për Kosovën.
“Ishte një moment i veçantë për të takuar gjithë anëtarët e familjes Rugova, për t’i uruar themelimin e ushtrisë së Kosovës dhe festat e fundvitit dhe falënderuar për trashëgiminë shtetformuese të Presidentit Rugova për Kosovën”, përfundoi ai.
Bashkë me Thaçin ishin edhe dy zëvendëskryeministrat, Behgjet Pacolli dhe Dardan Gashi.
I pari i vendit, Hashim Thaçi sot dekretoi ligjet për ndryshimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






