
Thellohet deficiti tregtar, eksporti mbulon importin me vetëm 15%
Deficiti tregtar në vendin tonë është shënuar 10. 4 për qind në muajin tetor të këtij viti në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, përkatsisht në vlerë prej 493 milionë euro, krahasuar me
Deficiti tregtar në vendin tonë është shënuar 10. 4 për qind në muajin tetor të këtij viti në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, përkatsisht në vlerë prej 493 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 446. 5 milionë euro në vitin 2023.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), eksporti mbulon importin me 15 për qind.
“Eksporti i mallrave në muajin tetor 2024 kishte vlerën 87. 3 milionë euro, ndërsa importi 580.3 milionë euro, që është një rritje prej 8.6 për qind për eksport, si dhe një rritje prej 10,1 për për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023”, thuhet në raportin e fundit të ASK-së.
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 22. 6 për qind thuhet se e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12,5 për qind e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, 11,8 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10,9 për qind e përbëjnë produktet minerale e 10. 5 për qind e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar.
Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore të importit: 14,1 për qind e përbëjnë produktet minerale; 13,2 për qind e përbëjnë mjetet e transportit; 12 për qind e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 11 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9,5 për qind e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, etj.
“Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 28,2 milionë euro, ose rreth 32,3 për qind e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 4,5 për qind. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania 10,5 për qind, Italia (3,2), Holanda (2,7%), etj.Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 255,5 milion Euro, ose 44,0% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej (9,3%). Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (14,6%), Greqia (5,1%), Italia (4,6%), etj”, thuhet në raport.
ASK-ja ka publikuar edhe të dhënat për eksportet dhe importet e Kosovës me vendet e CEFTA-s.
“Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 39,9 milionë euro, ose 45,7 për qind të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 27,9 për qind. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (20,8 për qind), Maqedonia e Veriut (12,3 për qind), Serbia (6,8 për qind), Mali i Zi (4,5 për qind). Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 74,5 milion Euro, ose 12,8% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-8,2%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (5,1%), Maqedonia e Veriut (3,8%), Serbia (2,3 për qind)”, thuhet në raport.
Po ashtu ASK njofton edhe për eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës.
“Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 19,2 milionë euro, ose 22,0 për qind. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra 10,6 për qind dhe SHBA 3,2 për qind. Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 250,4 milion Euro, ose 43,1%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (14,7%) dhe Kina (12,0%)”, thuhet në raport.

Më të fundit
Të gjitha →
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






