
Theret me thikë një person në Prishtinë
Një person është goditur me thikë sonte rreth orës 18:50 në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka bërë të ditur Zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmet
Një person është goditur me thikë sonte rreth orës 18:50 në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka bërë të ditur Zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 18 :50, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Aktualisht në stacion policor po intervistohen dy persona, një dëshmitar dhe një person që dyshohet se është përfshirë në rastin në fjalë”, tha Ahmeti./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






