RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
​Tony Blair dhe Edi Rama sot në Kosovë
🇽🇰 Kosova

​Tony Blair dhe Edi Rama sot në Kosovë

Ish-kryeministri britanik Tony Blair dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sot do të qëndrojnë për vizitë në Prishtinë, e cila përkon me çlirimin e Kosovës 25 vjet më parë. Blair, i cili ka luajtur r

nga B G10 qershor 202410 qershor 2024

Ish-kryeministri britanik Tony Blair dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sot do të qëndrojnë për vizitë në Prishtinë, e cila përkon me çlirimin e Kosovës 25 vjet më parë.

Blair, i cili ka luajtur rol udhëheqës gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 që ndaloi përparimet e forcave okupatore serbe dhe ndihmoi Kosovën të fitonte pavarësinë, do t’iu adresohet me një fjalim deputetëve të Kosovës nga ora 10:00.

Miku i madh i shqiptarëve gjatë ditës do të pritet në takim nga i pari i kryeqytetit Përparim Rama në orën 12:30. Gjatë këtij takimi në objektin e ndërtesës së vjetër të Komunës së Prishtinës, ish-kryeministri britanik do të nderohet me çmimet Çelësi i Qytetit dhe Qytetar Nderi i Kryeqytetit.

Çmimi Çelësi i Qytetit do t’i dhurohet edhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama gjatë takimit me të parin e Prishtinës nga ora 16:00.

Edi Rama është i ftuar të merr pjesë në panelin e parë të konferencës ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Fondacioni Ibrahim Rugova, duke filluar nga ora 11:00.

Agjenda me rastin e vizitës së Bler dhe Rama në Kosovë:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. (Mediat mund të marrin pamje te pritja para objektit të Presidencës, ora 08:00)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Tony Blair, ish-kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar. (Mediat mund të marrin pamje te pritja para objektit të Presidencës ora 09:00 – pas takimit do të ketë deklarime për media)

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe Tony Blair mban fjalim në Kuvendin e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00) Do të ketë video-Live

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ish-kryeministrin britanik, Tony Blair. (Kabineti i kryetarit, ora 10:10)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ish- kryeministrin britanik, Tony Blair. Mediat mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:45)

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Fondacioni Ibrahim Rugova do të mbajnë konferencën ndërkombëtare ‘’Rugova dhe Perëndimi’’, në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Paneli i parë: Edi Rama – kryeministër i Shqipërisë, Massimo D’Alema – ish-kryeministër i Italisë, Vincenzo Paglia – president i Akademisë Papnore për Jetën, Jeffrey Hovenier – ambasador i SHBA-së në Kosovë. (Klan Arena Prishtinë, ora 11:00)

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama pret në takim ish-kryeministri britanik Tony Blair ku do t’i ndahen çmimet Çelësi i Qytetit dhe Qytetar Nderi i Kryeqytetit. (Ndërtesa e vjetër e Komunës Prishtinë, ora 12:30 – 13:20)

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama pret në takim kryeministri e Shqipërisë Edi Rama ku do t’i ndahet çmimi “Çelësi i Qytetit”. (Ndërtesa e vjetër e Komunës Prishtinë ora 16:00 – 17:10)

​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti
LAJMI TJETËR →
​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti

Lexo edhe

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

2 orë më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

2 orë më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

2 orë më parë
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

2 orë më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

2 orë më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete
Sport

​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete

49 min më parë
Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032
Futboll

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

1 orë më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

4 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

5 orë më parë