Trevor Noah-Dua Lipës: Ti gjithmonë ke qenë e mrekullueshme
Trevor Noah u shfaq në podkastin e Dua Lipës, disa javë pasi ata ndezën thashethemet për romancë pas një darke intime në New York City. Dailymail zbuloi ekskluzivisht detaje mbi takimin e tyre në atë
Trevor Noah u shfaq në podkastin e Dua Lipës, disa javë pasi ata ndezën thashethemet për romancë pas një darke intime në New York City.
Dailymail zbuloi ekskluzivisht detaje mbi takimin e tyre në atë kohë, ku ylli i pop-it dhe drejtuesi i talk show-t u fotografuan duke u puthur dhe përqafuar në Miss Lily’s, një restorant xhamajkan në East Village.
“Ti ke qenë gjithmonë me të vërtetë e mrekullueshme dhe e këndshme”, tha Trevor për Duan.
Ai foli edhe për paraqitjen e Duas në vitin 2018 në finalen e UEFA Champions League.
“Më kujtohet se njerëzit thonin: Kush dreqin është ajo? Dhe unë thash: Është Dua Lipa, kjo është Dua Lipa. Dhe tani nuk ka njeri në botë që nuk ju njeh”, shtoi ai.
Paraqitja e tij në podkastin e saj vjen disa javë pasi yjet ndezën thashethemet për lidhje pasi u takuan në NYC.
Dua më parë ishte e lidhur me Anwar Hadid, Isaac Carew dhe Paul Klein.
Ndërkaq, Noah më parë ishte i lidhur me Minka Kelly./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






