RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
🌍 Bota

Trumpit i kërkohet të dëshmojë për trazirat në Kongres

Komiteti hetues i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, ka votuar të enjten që të ftojë për të dëshmuar ish-presidentin amerikan, Donald Trump, lidhur me trazirat e 6 janarit të vitit 2021 n

nga Kaltrina Berila13 tetor 202213 tetor 2022

Komiteti hetues i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, ka votuar të enjten që të ftojë për të dëshmuar ish-presidentin amerikan, Donald Trump, lidhur me trazirat e 6 janarit të vitit 2021 në ndërtesën e Kongresit.
Një vendim i tillë mund të rezultojë me burgosje të Trumpit, në rast se nuk bashkëpunon me autoritetet.
Nëntë anëtarët e Komitetit – shtatë demokratë dhe dy republikanë – kanë votuar në të mirë të vendimit.
Kështu, Trumpit i kërkohet që të ofrojë dokumente dhe të dëshmojë nën betim, lidhur me ngjarjet e 6 janarit.
“Ai person është në qendër të ngjarjeve që kanë ndodhur më 6 janar, andaj duam të dëgjojmë prej tij”, ka thënë udhëheqësi i Komitetit, Bennie Thompson.
Thompson vuri në dukje se ekziston precedent ligjor për të detyruar një president të dëshmojë.
Presidentëve Clinton dhe Nixon – dhe shumë më parë, Thomas Jefferson – u lëshuan të gjithë me fletëthirrje.
Disa aleatë të Trump kanë injoruar tashmë thirrjet nga komiteti, duke përfshirë Steve Bannon dhe Peter Navarro, të cilët të dy u akuzuan për shpërfillje të Kongresit./21Media

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
LAJMI TJETËR →
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

Lexo edhe

​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti
Futboll

​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti

31 min më parë
​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete
Sport

​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete

50 min më parë
Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032
Futboll

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

1 orë më parë
Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

2 orë më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

2 orë më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

2 orë më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

3 orë më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

4 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

5 orë më parë