Tsipras: Dështimi i Marrëveshjes së Prespës, çon në “Shqipërinë e Madhe”
“Qëllimi ynë është ta sjellim menjëherë Marrëveshjen e Prespës në parlament” Kryeministri grek Alexis Tsipras në një intervistë për mediat vendase ka deklaruar se dështimi i Marrëveshjes së Prespës dh
“Qëllimi ynë është ta sjellim menjëherë Marrëveshjen e Prespës në parlament”
Kryeministri grek Alexis Tsipras në një intervistë për mediat vendase ka deklaruar se dështimi i Marrëveshjes së Prespës dhe një shpërbërje e Maqedonisë, rrezikon krijimin e një Shqipërie të Madhe. Greqia nuk ka asnjë interes nga një destabilizim në kufijtë e saj veriorë. Greqia nuk ka asnjë interes nga shpërbërja e Maqedonisë dhe mundësia e një “Shqipërie të Madhe” në kufijtë tanë, ka thënë ai.
“Menjëherë pasi të votohet në Parlamentin e Shkupit, qëllimi ynë është ta sjellim menjëherë Marrëveshjen e Prespës në parlament, natyrisht brenda muajit janar”.
I pyetur rreth një refuzimit të mundshëm të marrëveshjes nga “Grekët e Pavarur” të Panos Kamenosit, Kryeministri pohoi se në atë rast do të kërkojë mbështetjen e parlamentit.
Marrëveshja historike mes Athinës dhe Shkupit e firmosur në Prespë në qershor, pritet të ratifikohet brenda 15 janarit në Parlamentin e Maqedonisë.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






