U kapën duke shitur drogë, arrestohen shqiptari dhe partnerja e tij italiane
Një shqiptar dhe partnerja e tij italiane janë arrestuar nga autoritetet italiane, pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Në pranga ranë H. L, 46 vjeç, dhe C.G, 43-vjeçe, italiane, të dy me pr
Një shqiptar dhe partnerja e tij italiane janë arrestuar nga autoritetet italiane, pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.
Në pranga ranë H. L, 46 vjeç, dhe C.G, 43-vjeçe, italiane, të dy me precedentë penalë.
Ata u vunë re nga agjentët e antidrogës në një bar, teksa po shkëmbenin diçka me një klient tjetër në këmbim të parave. Ky i fundit, i ndaluar jo shumë larg lokalit iu nënshtrua kontrollit, ku iu gjet një mbështjellëse që përmbante një sasi të vogël kokaine. Në atë moment, oficerët e tjerë ndaluan shqiptarin.
Për rrjedhojë, u krye një kontroll banese ndaj 46-vjeçarit, përsëri në komunën e Kantos. Me të hyrë, gruaja tentoi të hidhte çantën e saj nga ballkoni. Pas marrjes së çantës, përveç sendeve personale të zonjës, agjentët gjetën një sasi prej 254 gram kokainë, e ndarë në dy pako./Vizionplus

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






