
U përfshi në aksidentin e rëndë me viktima, arrestohet zyrtari policor
Një zyrtar policor është arrestuar pasi ishte përfshirë një aksidentin e rëndë të trafikut në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë, në të cilin pesë persona mbetën të lënduar, njëri nga të cilët ndërroi jetë
Një zyrtar policor është arrestuar pasi ishte përfshirë një aksidentin e rëndë të trafikut në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë, në të cilin pesë persona mbetën të lënduar, njëri nga të cilët ndërroi jetë sot nga plagët e marra.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 ku janë përfshirë katër automjete.
Në këtë aksident është i përfshirë edhe një zyrtar policor me veturë civile dhe jashtë detyrës zyrtare.
Inspektorati Policor i Kosovës menjëherë i është përgjigjur rastit përderisa pesë personat e lënduar në këtë aksident janë dërguar për tretman mjekësor.
Si pasojë e lëndimeve trupore një vozitës i njërit nga automjetet e përfshira në këtë aksident raportohet fatkeqësisht se ka humbur jetën sot.
Bazuar në veprimet hetimore dyshohet se shkaktar i aksidentit është zyrtari policor, i cili është arrestuar sonte me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale rrezikim i trafikut publik dhe të njëjtit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






