
Ushtria ukrainase thotë se po kryen kundërsulme në Soledar
Ushtria ukrainase tha të enjten se po kryente kundërsulme në Soledar, qyteti lindor që ka qenë objekt i bombardimeve intensive ruse. “Pas disa ditësh tërheqjeje, ne kemi bërë edhe një përparim të vogë
Ushtria ukrainase tha të enjten se po kryente kundërsulme në Soledar, qyteti lindor që ka qenë objekt i bombardimeve intensive ruse.
“Pas disa ditësh tërheqjeje, ne kemi bërë edhe një përparim të vogël”, tha Brigada e 46-të Ajrore e Ukrainës në Telegram.
“Stacioni hekurudhor është i yni. Miniera është e jona. Ne presim mbështetje. Soledar është Ukraina”.
Rusia po përpiqet të rrethojë Bakhmutin e afërt duke përdorur kontraktorët privatë të Wagner dhe personelin e rregullt ushtarak, tha Hanna Maliar, zëvendësministrja e mbrojtjes e Ukrainës, në Telegram.
“Ushtarët tanë me guxim mbajnë pozicionet e tyre dhe i shkaktojnë armikut humbje të shumta”, tha ajo./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






