
Vajza e Jakup Krasniqit fejohet në Hagë
Vajza e ish-kreut të UÇK-së, Jakup Krasniqit, Gresa Krasniqi është fejuar. Më e veçanta është se Gresa zgjodhi që ceremoninë e fejesës ta bëjë sa më afër babait të saj, në Hagë. Plotë emocion për fami
Vajza e ish-kreut të UÇK-së, Jakup Krasniqit, Gresa Krasniqi është fejuar.
Më e veçanta është se Gresa zgjodhi që ceremoninë e fejesës ta bëjë sa më afër babait të saj, në Hagë.
Plotë emocion për familjen Jakupi, ndër të tjera Gresa tha se e mbajti premtimin që ia dha babait të saj.
“Të fejuar! E sollëm ceremoninë e fejesës tek ti Babi, se të kisha premtu që në jetët tona mbase padrejtësitë mund të jenë të mëdha, por festat bashkë do i bëjmë! “Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë”, është betimi që në heshtje i bëmë njëri-tjetrit. Ti këtë betim më dhe ditën që linda, e unë këtë betim të dhash ditën që fillova të flas. Në të mirë dhe në të keq, fillimisht me ty e pastaj me më të dashurit e mi! E jotja, Gresa”, shkroi ajo në Facebook./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






