RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
​Valë e re e motit ekstrem në Evropë, nga zjarret te stuhitë, mijëra viktima
🌍 Bota

​Valë e re e motit ekstrem në Evropë, nga zjarret te stuhitë, mijëra viktima

Evropa po përballet me pasojat e një vale të re të motit ekstrem. Zjarre, thatësirë dhe stuhi kanë përfshirë disa vende, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet në ditët në v

nga V.G18 korrik 202618 korrik 2026

Evropa po përballet me pasojat e një vale të re të motit ekstrem. Zjarre, thatësirë dhe stuhi kanë përfshirë disa vende, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet në ditët në vijim.

Në verilindje të Spanjës, rreth një mijë banorë janë evakuuar, ndërsa zjarrfikësit, të mbështetur nga 30 mjete ajrore, po luftojnë për të vënë nën kontroll flakët. Vetëm pranë Ores, në rajonin e Aragonës, zjarri ka përfshirë mbi 12 mijë hektarë tokë, ndërsa vatra aktive ka edhe pranë Madridit dhe në provincën Guadalajara.

Në Francë ndërkohë, thatësira po rëndohet nga dita në ditë dhe temperaturat e larta kanë vënë në pikëpyetje funksionimin e një centrali bërthamor në jug të vendit, pasi temperaturat e larta të ujit në Mesdhe po vështirësojnë ftohjen e reaktorëve. Por vendi po përballet edhe me një tjetër ekstrem të motit: Pas valës së të nxehtit, stuhi të fuqishme kanë goditur disa rajone të Francës, duke lënë dy viktima dhe mbi 53 mijë familje pa energji elektrike.

Edhe Gjermania po ndjen pasojat e kushteve të rënduara atmosferike. Niveli i ulët i ujit në lumin Rin ka penguar transportin lumor dhe ka rritur kostot e transportit. Sipas Reuters, temperatura mesatare në Europë ka arritur në 27.5 gradë Celsius, rreth 4.2 gradë më e lartë se mesatarja për këtë periudhë të vitit. Ndërkohë, shërbimi meteorologjik spanjoll paralajmëron se nga e diela temperaturat do të rriten sërish, duke arritur deri në 44 gradë Celsius në disa zona të vendit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se Europa mund të përballet me “disa javë vdekjeprurëse”, ndërsa shkencëtarët raportojnë se valët e fundit të të nxehtit kanë shkaktuar mijëra vdekje më shumë se zakonisht në të gjithë kontinentin.

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
LAJMI TJETËR →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Lexo edhe

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

16 min më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

30 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

43 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

3 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

3 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

3 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

5 orë më parë