RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Vazhdimi i dialogut derisa qeveria është në detyrë po konsiderohet i padobishëm
🇽🇰 Kosova

Vazhdimi i dialogut derisa qeveria është në detyrë po konsiderohet i padobishëm

I padobishëm dhe pa rezultate konkrete po konsiderohet raundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, në nivel të kryenegociatorëve. Takimi i kryenegociatorit kosovar, Besnik Bislimi me homologun e t

nga Kaltrina Berila12 shtator 202512 shtator 2025

I padobishëm dhe pa rezultate konkrete po konsiderohet raundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, në nivel të kryenegociatorëve. Takimi i kryenegociatorit kosovar, Besnik Bislimi me homologun e tij serb, Petar Petkoviq të enjten, po shihet më shumë si insistim i emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen, për të arsyetuar punën e tij, derisa në Kosovë s’ka formim të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Partitë ish-opozitare, LDK dhe AAK e akuzojnë zëvendëskryeministrin në detyrë, Besnik Bislimi, se s’ka legjitimitet për të përfaqësuar Kosovën në dialogun me Serbinë. Mirëpo, këto komente Bislimi dje i cilësoi si “budallallëk”, pasi sipas tij, mandatin ia ka dhënë qeveria dhe vetëm ajo ia merr të njëjtin.

Më 11 shtator është mbajtur raundi i ri i takimeve në Bruksel, mirëpo pa rezultate drejt zbatimit të Marrëveshjes Bazë të arritur në vitin 2023 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Palët akuzuan njëra-tjetrën për mungesë të gatishmërisë për të zbatuar ato pikat e marrëveshjes që i shohin të rëndësishme.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, thotë për KosovaPress se vazhdimi i dialogut me Serbinë, derisa në Kosovë ka qeveri në detyrë, është i papranueshëm. Sipas tij, kryenegociatori kosovar, Besnik Bislimi, s’ka legjitimitet të përfaqësojë Kosovën si dhe të marrë vendime që prekin interesin nacional të vendit.

“Këto takime, kështu si po ndodhin janë të papranueshme. Kjo qeveri aktuale në detyrë nuk e ka legjitimitetin të përfaqësojë Kosovën në këto nivele. Tani kemi rrethana të reja politike në vend dhe kemi një rezultat të zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe kemi një Kuvend të ri. Ky Kuvend i ri duhet të ia jap legjitimitetin një qeverie të re e cila pastaj e përfaqëson Kosovën në këto takime. Ky takim dhe këto takime si ky janë të papranueshme dhe pa legjitimitet. Nuk ka legjitimitet zëvendëskryeministri të shkojë të përfaqësojë Kosovën në këto nivele”, thotë ai.

Kritike ndaj takimit të 11 shtatorit në Bruksel është edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e cila akuzon Bislimin edhe për mungesë të transparencës në dialogun me Serbinë.

“Kjo qeveri s’ka legjitimitet. Ju e dini që ka bërë koncesione, ku ka pranuar pa kushte asociacionin e komunave, po ashtu edhe ka dhuruar toka Manastirit të Deçanit… Për të gjitha këto koncesione është dashur së paku të përfitohej diçka, mirëpo të gjitha këto janë bërë pa asnjë rezultat dhe të mirë për Kosovën, por kanë shkuar në dëm të qytetarëve dhe Kosovës në tërësi”, shton ajo.

Në anën tjetër, analistja politike, Magbule Shkodra, thotë për KosovaPress se dialogu aktual po mbahet vetëm sa për sy e faqe, pasi dihet që s’do të ketë asgjë konkrete, derisa në Kosovë s’ka qeveri fuqiplotë, si dhe në Serbi trazira tash e disa muaj.

“Dialogu sa për të thënë, siç thotë populli, sa për sy e faqe mund të mbahet, por nuk do të ketë rezultate. Pa e pasur një kryeministër i cili ka një vizion sesi do të ecet tutje, është vështirë të thuhet se mund të ecim në këtë mënyrë. Në anën tjetër, mos të harrojmë se edhe Serbia i ka problemet e veta, por më duket se zoti Sorensen është duke u munduar të arsyetohet në detyrën që e ka, por në këto rrethana nuk pres që të ketë ndonjë rezultat”, thekson Shkodra.

Kritikave të legjitimitetit në dialog iu përgjigj vetë Bislimi të enjten pas përfundimit të takimeve në Bruksel.

Ai tha se mandatin ia ka dhënë qeveria dhe se vetëm ajo mundet t’ia marrë.

“Pak interesant është që ky budallallëk ka mbërritur edhe në Bruksel. Unë jam zëvendëskryeministër në detyrë i qeverisë, i ngarkuar mes tjerash edhe me dialogun. Mandatin ma ka dhënë qeveria dhe mundet me ma marrë qeveria”, theksoi Bislimi.

Kosova dhe Serbia janë dakorduar në vitin 2023 për Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe më pas për aneksin e Ohrit, mirëpo kjo ujdi ende nuk ka gjetur zbatim.

Në shkurt të vitit 2025, është emëruar emisar i ri për dialogun, diplomati danez Peter Sorensen. Ai gjatë këtij viti ka mbajtur disa takime në kuadër të dialogut, mirëpo të njëjtat nuk kanë prodhuar rezultate konkrete.kp

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

13 min më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

33 min më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

56 min më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

2 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

4 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

4 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

5 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

6 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

6 orë më parë