RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Vela ia numëron Petkoviqit shkeljet e Serbisë ndër vite
🇽🇰 Kosova

Vela ia numëron Petkoviqit shkeljet e Serbisë ndër vite

Blerim Vela, shefi i stafit në Kabinetin e presidentes Vjosa Osmani, ia ka numëruar kryenegociatorit serb Petar Petkoviq shkeljet që Serbia ua ka bërë ndër vite marrëveshjeve të Brukselit. Të hënën, p

nga Kaltrina Berila25 prill 202325 prill 2023

Blerim Vela, shefi i stafit në Kabinetin e presidentes Vjosa Osmani, ia ka numëruar kryenegociatorit serb Petar Petkoviq shkeljet që Serbia ua ka bërë ndër vite marrëveshjeve të Brukselit.

Të hënën, presidentja Osmani në Twitter shkroi se për 24 orë Serbia i ka bërë dy shkelje të marrëveshjeve të fundit, duke ndërhyrë në zgjedhje dhe duke lobuar e votuar kundër pranimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Petkoviqi i reagoi duke thënë se “kur Osmani përmend shkeljet e Marrëveshjes së Brukselit, me gjasë i referohet Asociacionit të komunave serbe”.

“Obligimet e Prishtinës në këtë aspekt përshkruhen në 6 paragrafët e parë të marrëveshjes dhe deri sot, 10 vjet më pas, rezultati është zero. Guximi i Osmanit që të predikojë për shkelje të Marrëveshjes së Brukselit është absurd, por absurditeti është fjala më e mirë për ta përshkruar filozofinë politike në Prishtinë. Zgjedhjet e djeshme e konfirmuan këtë”, ka shkruar më tej Petkoviq në mbrëmjen e së hënës.

E në përgjigjen e tij, Vela i ka thënë Petkoviqit se me votën kundër aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Serbia ka shkelur nenin 4 të Marrëveshjes së Brukselit dhe se duhet të ndëshkohet.

“Petre, mos leh! Dje Serbia shkeli nenin 4 të Marrëveshjes së Brukselit që përcakton qartë: ‘Serbia s’do ta kundërshtojë pranimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare’. Vota juaj kundër aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës duhet të penalizohet. Kur bëhet fjalë për marrëveshjet e mëhershme, lista e shkeljeve të Serbisë është shumë e gjatë: vula doganore, diplomat universitare, IBM dhe lëvizja e lirë, letërnjoftimet dhe targat e veturave, dokumentet e kadastrit, energjia, zgjerimi i zyrave ndërlidhëse me staf shtesë”, ka shkruar Vela në Twitter.

Petre, stop barking!

Yesterday, Serbia violated article 4 of the Brussels agreement that clearly stipulates:

“Serbia will not object to Kosovo’s membership in any international organisation.”

Your vote against Kosovo’s application at Council of Europe should be penalized!

1/2 https://t.co/MYXMoZ40mj

— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 25, 2023

Një ditë më parë, aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës u pranuaa në Komitetin e Këshillit të ministrave të këtij trupi dhe i është bartur Asamblesë Parlamentare për përgatitjen e opinionit dhe rekomandimit. Në fazën e parë drejt pranimit të aplikimit të Kosovës pro kanë votuar 33 shtete të Këshillit të Evropës, ndërsa Serbia u është bashkuar Azerbajxhanit, Qipros, Gjeorgjisë, Hungarisë, Rumanisë e Spanjës në votën kundër. E në procesin e votimit abstenuan Sllovakia, Greqia, Bosnjë-Hercegovina, Armenia dhe Ukraina.

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

14 min më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

37 min më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

2 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

3 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

4 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

5 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

3 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

6 orë më parë