RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBiznes
💼 Biznes

Vendoset gurthemeli i shkollës “Heronjtë e Dukagjinit”

Në Gllogjan është vënë gurthemeli i shkollës fillore ‘Heronjtë e Dukagjinit’ Të pranishëm në vendosjen e këtij gurthemeli ishin edhe ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Byt

nga B.K21 gusht 201921 gusht 2019

Në Gllogjan është vënë gurthemeli i shkollës fillore ‘Heronjtë e Dukagjinit’

Të pranishëm në vendosjen e këtij gurthemeli ishin edhe ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi, si dhe kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Ministri Bytyqi tha se është obligim institucional që të investohet në këtë pjesë të Kosovës, kur dihet se Gllogjani i dha shumë jo vetëm rrethinës por të gjithë vendit.

 “Është kënaqësi gjithmonë të jesh në Gllogjan, është privilegj të jesh në Gllogjan, Gllogjanin heroik i cili dha shumë jo vetëm për këtë rrethinë por dha shumë për krejt Kosovën dhe kjo është kënaqësi të jesh në mesin e këtyre qytetarëve. Në ditët e vështira kur ishte vështirë të frymohej shqip, ata ishin në ballë që ta mbronin edhe gjuhën edhe vendin dhe sot jemi këtu ku mund të bëjmë mrekullira për vendin tonë sepse e kemi obligim për ata të cilët e dhanë më të shtrenjtën, pra jetën e tyre”, tha Bytyqi.

Ndërsa kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se i është dashur shumë punë që të rimëkëmbë infrastrukturën e Deçanit me rrethinë. Madje tha se Deçani ka qenë një qytetet pothuajse inekzistent.

 “Për neve është një ditë e gëzueshme sot sepse dalëngadalë si proces, e thash edhe njëherë Ministrit, Deçani e ka trashëgu një qytet pothuajse inekzistent e që ska pas as shpi as shkollë, e as institucione publike. Është dashur me rilindë jetën në këtë vend dhe dalëngadalë si proces kemi ardh deri këtu, dhe sot jemi në këtë proces gjithashtu duke përmbyll një cikël në infrastrukturën shkollore”, tha ai.

Lumnije Avdijaj, drejtoreshë e shkollës ekzistuese, “Heronjtë e Dukagjinit”,  tha se investimi në arsim është thelbi i së ardhmes.

“Te investosh në arsim frytet do të jenë të panumërta dhe afatgjate, andaj arsimi është thelbi i së ardhmes ku pa një sistem arsimor të mirë dhe pa mësues të zotë shoqëria jonë nuk mund të jetë e përparuar”, u shpreh Avdijaj.

Më pas Bytyqi e Ramosaj kanë inspektuar edhe  punimet që po zhvillohen në objektin përcjellës të Shkollës Fillore, “Isa Boletini”, në Isniq.

Ata u njoftuan për së afërmi me fazën e punimeve dhe me procesin e ndërtimit te këtij objekti.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

48 min më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

2 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

2 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

2 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

3 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

5 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

5 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

5 orë më parë