RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Von Cramon: Njohja e targave RKS nga Serbia, hap drejt njohjes de facto
🇽🇰 Kosova

Von Cramon: Njohja e targave RKS nga Serbia, hap drejt njohjes de facto

Eurodeputetja dhe njëherësh raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila ka nisur vizitën e saj katër ditore në Kosovë. Ajo në një intervistë foli për agjendën e saj këtu,

nga Kaltrina Berila13 janar 202413 janar 2024

Eurodeputetja dhe njëherësh raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila ka nisur  vizitën e saj katër ditore në Kosovë. Ajo në një intervistë foli për agjendën e saj këtu, realizimin e ëndrrës së kosovarëve për të lëvizur lirshëm në shtet e BE-së, masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, Asociacionin, normalizim e marrëdhënieve me Serbinë, dhe tema të tjera.

Viola von Cramon, tha se ndihet e turpëruar për atë që qytetarët e Kosovës kanë pritur kaq gjatë për liberalizimin e vizave, sepse sipas saj kriteret ishin përmbushur që në vitin 2018.

“Sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, ajo tha se liberalizimi i lehtëson disa gjëra duke mundësuar që secili të ketë qasjen e njëjtë në Bashkimin Evropian, por ajo që duhet të krijomë është perspektiva ekonomike në Kosovë, e që duhet të ketë nxitje për vetëpunësim, vende pune të paguara mirë”, tha ajo.

E sa i përket vizitës së saj në Kosovë, Cramon tha se është takuar me palë të ndryshme dhe me njerëz të ndryshëm edhe nga opozita edhe nga qeveria, duke shtuar se është një pamje paksa e përzier dhe ka shumë rrugë për tu bërë dhe ka një lloj niveli të frustrimit, në kuptimit e gjërave që nuk po ecin në mënyrën që do të duhej të ecnin.

Ajo tha se niveli i pjekurisë së demokracisë nuk varet vetëm tek stabiliteti i qeverisjes, por edhe te të drejtat që opozita i gëzon.

“Në njërën anë është një gjë e mirë, ka një shumicë stabile në parlament, në anën tjetër, megjithatë niveli i pjekurisë së demokracisë nuk varet vetëm tek stabiliteti i qeverisjes por edhe të drejtat që opozita i gëzon dhe pastaj trajtimi se si ndërveprohet me opozitën dhe në këtë pikë do të thosha se gjerat do të mund të përmirësoheshin”, tha von Cramon.

Von Cramon tha se do të donte të shihte që gjërat të lëvizin drejt integrimit evropian për çka duhet më shumë angazhim e përkushtim nga ana e qeverisë.

Kurse sa i përket njohjes së Kosovës nga Serbia, Von Cramon u shpreh se është e vështirë të parashikohet një gjë e tillë, por ajo që duhet, sipas saj, është presioni i madh nga Bashkimi Evropian, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që të sigurohet që situata të tilla si ajo e Banjskës të mos përsëritën më, dhe që të shihet që edhe Serbia do ti përmbush zotimet e saj në kuptimin e njohjes.

“Ajo çfarë duam të shohim dhe po punojmë në këtë drejtim, është pranimi i Marrëveshjes së Ohrit, dhe se qasja selektive që Serbia ka zgjedhur nuk është e pranueshme”, tha ajo.

Ndërsa, për lëvizjen e qytetarëve të Kosovës në shtetin e Serbisë me targa të Republikës së Kosovës, (RKS) Von Cramon u shpreh se e sheh si progres të vogël drejt drejtimit të duhur që nuk mjafton, por që është edhe një hap tjetër drejt njohjes defakto, duke shtuar se duhet të shkojmë deri te njohja e plotë, por që po shihet se ngadalë ka lëvizje drejt normalizimit.

Von Cramon tha se Kosova duhet ta implementojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe se pa implementimin e tij do të jetë shumë e vështirë që të ecet përpara./RTK

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

43 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

56 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

2 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

3 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

3 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

29 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

3 orë më parë