Von der Leyen: Kushdo që ikën nga bombat e Putinit është i mirëpritur
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen thekson se Europa qëndron pranë Ukrainës dhe atyre që kanë nevojë për mbrojtje. Në një postim në Twitter ajo është shprehur se i mirëpresin të g
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen thekson se Europa qëndron pranë Ukrainës dhe atyre që kanë nevojë për mbrojtje.
Në një postim në Twitter ajo është shprehur se i mirëpresin të gjithë ata ‘që ikin nga bombat e Putin’.
“Evropa qëndron pranë atyre që kanë nevojë për mbrojtje. Të gjithë ata që ikin nga bombat e Putinit janë të mirëpritur në Evropë. Ne do të ofrojmë mbrojtje për ata që kërkojnë strehim dhe do t’i ndihmojmë ata që kërkojnë një rrugë të sigurt për në shtëpi. Propozimi ynë për të mbështetur njerëzit që ikin nga lufta në Ukrainë”, shkroi ajo në Twitter./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






