
Von der Leyen mbërrin në Presidencën e Shqipërisë, takohet me Begaj
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka mbërritur në Presidencën e Shqipërisë për takimin me presidentin Bajram Begaj. Von der Leyen ndodhet në Shqipëri në kuadër të Samitit të Proc
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka mbërritur në Presidencën e Shqipërisë për takimin me presidentin Bajram Begaj. Von der Leyen ndodhet në Shqipëri në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.
Pas takimit me Begajn, pritet që Von der Leyen dhe kryeministri Edi Rama të zhvillojnë një konferencë për shtyp në Kryeministri në orën 17:30.
Ndërkohë, nesër do të mbahet në Tiranë Samiti i Procesit të Berlinit, ku do të marrin pjesë të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.
Ky lloj samiti i një rëndësie të veçantë mbahet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së.

Më të fundit
Të gjitha →
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”





