
Votat e mërgatës, Lushaku: Jemi shumë të sigurt që LDK-ja do të jetë partia e parë
(Lajm i përditësuar) Votat e mërgatës, Lushaku: Jemi shumë të sigurt që LDK-ja do të jetë partia e parë Jehona Lushaku nga LDK-ja, në emisionin “Click” në RTV21, u shpreh e lumtur se mërgata do të vij
(Lajm i përditësuar)
Votat e mërgatës, Lushaku: Jemi shumë të sigurt që LDK-ja do të jetë partia e parë
Jehona Lushaku nga LDK-ja, në emisionin “Click” në RTV21, u shpreh e lumtur se mërgata do të vijë më 28 dhjetor dhe do të votojë në Kosovë.
“Jemi shumë të sigurt që, me paralajmërimet që i kanë bërë familjarët tanë, natyrisht edhe degët, jemi shumë të sigurt që LDK-ja është partia e parë”, tha Lushaku.
Lushaku për Partinë Guxo: Rugovistët e vërtetë janë në LDK, të tjerët manipulojnë
Jehona Lushaku nga LDK-ja, në emisionin “Click” në RTV21, tha se njerëzit që janë rugovistë të vërtetë janë brenda LDK-së.
“Çdo gjë tjetër që është jashtë saj është një lloj devijimi dhe është keqpërdorim madje i asaj që quhet rugovizëm. Unë nuk kam dëshirë të komentoj mbi atë se pse i duhet një presidenteje apo partisë Guxo të thirren në disa vlera; ata e bëjnë këtë për të manipuluar publikun dhe për të marrë vota nga ne”, u shpreh ajo./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






