RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vritet një 44 vjeçar në Suharekë

Arrestohet i dyshuari Një 44 vjeçar është vrarë me armë zjarri në Maqiteve të Suharekës mbrëmë rreth orës 21:53, ndërsa është arrestuar i dyshuari për këtë rast. Rastin për 21 Media e ka konfirmuar po

nga Kaltrina Berila27 janar 202027 janar 2020

Arrestohet i dyshuari

Një 44 vjeçar është vrarë me armë zjarri në Maqiteve të Suharekës mbrëmë rreth orës 21:53, ndërsa është arrestuar i dyshuari për këtë rast.

Rastin për 21 Media e ka konfirmuar policia rajonale e Prizrenit.

Përmes një komunikate për media policia ka njoftuar se me të marrë informatën për vrasje njësitet policore dhe emergjenca kishin dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku kujdestar është konfirmuar se viktima s’ka shenja jete.

“Gjithashtu në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti i specializuar i hetimeve rajonale dhe prokurori i Shtetit dhe vendi i ngjarjes është procesuar dhe shikuar nga njësiti i forenzikës dhe hetuesit e Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe gjatë shikimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 gëzhoja të zbrazëta të armës dhe 4 pjesë metalike që dyshohet se janë të predhave të plumbit të armës së zjarrit. Ndërsa gjatë bastisjes se shtëpisë dhe automjetit të personit të dyshimte policia ka gjetur edhe armën e tipit pushkë gjysmë automatike me 2 fishek dhe 2 gëzhoja me të cilën dyshohet se është kryer krimi”, thuhet tutje në njoftim.

Viktima është Sh.K mashkull i lindur në vitin 1976.

I dyshimti S.A mashkull i lindur në vitin 1980 është ndaluar dhe arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit. Sipas Policisë, ai ishte nën ndikimin e alkoolit.

Trupi i pajetë më urdhër të prokurorit dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa policia ka thënë se po punon për të kuptuar se si erdhi te vrasja./21Media

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

22 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

25 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

29 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

7 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

13 orë më parë