
Vritet një person në Gjakovë
Është vrarë një person në qytetin e Gjakovës të dielën mbrëma. Deri te rasti i rëndë ka ardhur pas një përleshje fizike mes katër persona, ku njëri nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra nga nj
Është vrarë një person në qytetin e Gjakovës të dielën mbrëma.
Deri te rasti i rëndë ka ardhur pas një përleshje fizike mes katër persona, ku njëri nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra nga një mjet i mprehtë.
Rasti i rëndë ka ndodhur në rrugën “Ali Ibra” në Gjakovë.
“Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën “Ali Ibra” në Gjakovë. Si pasojë e këtij incidenti, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Gjakovë, njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra dyshohet nga një mjet i mprehtë,ndër të lenduarit është edhe personi i dyshuar”, ka thënë Policia Rajonale e Gjakovës.

Më të fundit
Të gjitha →
Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival





