RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaLajme
📰 Lajme

Walker vlerëson se marrëdhëniet me SHBA-të janë zbehur

Walker i zhgënjyer “Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të forta. 20 vjet më parë secili në Amerikë dinte diçka për Kosovën dhe secili këtu e donte Amerikën. Për të dyja anët kjo

nga RTV2118 shkurt 201918 shkurt 2019

Walker i zhgënjyer

“Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të forta. 20 vjet më parë secili në Amerikë dinte diçka për Kosovën dhe secili këtu e donte Amerikën. Për të dyja anët kjo është zbehur”, kështu shprehet, miku i madh i shqiptarëve, diplomati amerikan, William Walker. Në një intervistë ai tha se duhet të rikthehet interesi i Amerikës për Kosovën, e sa i përket kësaj ai tha se ndjehet i zhgënjyer.

Njëzetë vjet më parë ai i kishte rrëfyer botës për masakrën e Reçakut. Ngjarje kjo nga më të përgjakshmet në Kosovë. E njëzetë vjet pas, ish-shefi i Misionit vëzhgues të OSBE-së, William Walker, tha se e ka shumë të freskët pamjen e tmerrshme të Kosovës.

Në 11 vjetorin e Pavarësisë së saj, ai bënë lutje që të gjithë të punojnë për të. Tha se nuk i pëlqen të dëgjojë teksa rinia nuk po qëndron në Kosovë.

“Mesazhi im për Kosovën është ta mbajë ritmin. Bëni atë që mendoni që është më e mira për Kosovë. Provoni të mbani rininë të cilën e edukoni këtu. Mos i leni të shkojnë në Gjermani, në Francë. Për tu dukur edhe më mirë, Kosova ka nevojë për punën e të gjithëve për të arrituar atë. Nuk më pëlqen të dëgjoj si kosovarët ikin në Gjermani, Britani të Madhe e SHBA. Mesazhi im është: rrini këtu, punoni për Kosovën. Çdo herë po bëhet më mirë dhe të gjithë duhet të jemi optimistë”, tha ai.

Pas rrëfimit të Walker në komunitetin ndërkombëtarë për masakrën e Reçakut, ajo është njohur si një nga ngjarjet kryesore, që ka shënuar një kthesë të madhe qysh në atë kohë, në diplomacinë ndërkombëtar. Kthesë kjo në raport me Serbinë e asaj kohe dhe Kosovën, duke i paraprirë të gjitha tyre çfarë ndodhën, që çuan deri tek fushata 78 ditore e bombardimeve ajrore të NATO-s. E përkrahje të njëjtë, 20 vjet pas Kosova nuk po gjen nga ndërkombëtarët.

Diplomati amerikan tha se marrëdhëniet aktuale me SHBA-në nuk janë shumë të forta, për të cilën thotë se është i zhgënjyer.

“Marrëdhëniet janë mirë, por nuk janë shumë të forta. 20 vjet më parë secili në Amerikë dinte diçka për Kosovën dhe secili këtu e donte Amerikën. Për të dyja anët kjo është zbehur paksa dhe mendoj qe shteti im (Amerika) nuk po bënë gjithë atë që mundet për të ndihmuar Kosovën, miqtë tanë në Kosovë. Marrëdhënia është e mirë, nuk ka probleme të mëdha përveç harresës. Duhet të shpresojmë që të përmirësohet siç duhet. Jam paksa i zhgënjyer, por do të bëhet mirë”, tha Walker.

Walker thotë se do të punojë që të rindezet interesi i Amerikës për Kosovën.

“Duhet të punoni edhe në atë dhe unë duhet të punoj gjithashtu. Shtetet e Bashkuara kanë shumë probleme tjera. Kosova ka kaluar disi në prapavijë. Duhet të rindezim interesin e Amerikës për këtë shtet. Amerika ishte shumë e përfshirë në krijimin e Kosovës, Amerika duhet të jetë shumë e interesuar për të ardhmen e Kosovës, për të mos harruar atë ëndrrën kosovareve për të cilën fola”, deklaron ai.

Në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, FSK ka parakaluar në sheshin e kryeqytetit, për herë të parë si Ushtri e Kosovës. William Walker tha se 20 vjet më parë kur ka njohur Kosovën, asnjëherë nuk ka besuar se një gjë e tillë do të mund të ndodh.

“Kur e njoha Kosovën 20 vjet më parë ose po ta njihja Kosovën 11 vjet më parë, kurrë nuk do të besoja se do të shihja Ushtrinë e Kosovës duke bërë paradë në bulevardin “Nënë Tereza”. Nëse kjo ndodhi atëherë çdo gjë është e mundur. Më vjen mirë që njerëzit këtu po mendojnë për kulturën, arsimin, sportin…Ushtria nuk është shumë e madhe. Ishte kënaqësi të shihja ushtare femra. Jo të gjitha njësitë kanë femra por në tre ose katër grupe pashë femra. Kjo është një gjë shumë e mirë. Isha këtu një vit më parë dhe kam parë policinë dhe të tjerët duke marshuar, por kjo është ushtri dhe është shumë mirë. Çdo shtet duhet të ketë ushtri….I vetmi mesazh është: vazhdoni kështu, keni besim dhe bëni atë që mendoni se duhet bërë si kosovarë”, përfundon ai.

Miku i madh i shqiptarëve e diplomati amerikan, William Walker, si në çdo përvjetor të shtetit të Kosovës edhe këtë vit ka ardhur për ta festuar 11-vjetorin e pavarësisë.

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
LAJMI TJETËR →
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

Lexo edhe

​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti
Futboll

​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti

28 min më parë
​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete
Sport

​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete

46 min më parë
Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032
Futboll

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

1 orë më parë
Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

2 orë më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

2 orë më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

2 orë më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

3 orë më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

4 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

5 orë më parë