Zaev mori edhe dozën e dytë të vaksinës antiCOVID
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot e mori dozën e dytë të vaksinës “Sinofarm” në pikën vaksinuese në sallën sportive “Boris Trajkovski”, sipas planit nacional për imunizim të popull
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot e mori dozën e dytë të vaksinës “Sinofarm” në pikën vaksinuese në sallën sportive “Boris Trajkovski”, sipas planit nacional për imunizim të popullatës.
Siç kumtuan nga pres shërbimi qeveritar, kryeministri Zaev ndjehet shkëlqyeshëm dhe do ta vazhdojë ditën e punës sipas agjendës së re.
“Kryeministri Zoran Zaev u bëri thirrje qytetarëve të cilët deri tani nuk janë regjistruar në portalin vakcinacija.mk atë ta bëjnë sa më shpejtë, me qëllim që të arrijmë imunitet kolektiv dhe të shpallim fitore mbi pandeminë e shkaktuar nga COVID-19″, qëndron në kumtesë./TV21

Më të fundit
Të gjitha →
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë





