RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
Zbulohen 625 rrënjë kanabisi në Shkodër
🗺️ Rajoni

Zbulohen 625 rrënjë kanabisi në Shkodër

625 bimë kanabis janë asgjësuar në qarkun e Shkodrës në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

nga Gentrita Xhemajli18 maj 202518 maj 2025

625 bimë kanabis janë asgjësuar në qarkun e Shkodrës në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Në njoftim thuhet se si pasojë janë proceduar penalisht për moskallëzim krimi dhe shpërdorim të detyrave, 2 kryetarë fshatrash dhe 1 specialist pyjesh.

Gjithashtu policia thotë se vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, gjenden dhe asgjësohen 625 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Procedohen penalisht për moskallëzim krimi dhe shpërdorim të detyrave, 2 kryetarë fshatrash dhe 1 specialist pyjesh.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, gjatë kontrolleve të territorit, bazuar dhe në inteligjencën policore, gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësive  administrative Postribë dhe Rrethina 188 bimë narkotike cannabis sativa.

Në vijim vijim të veprimeve për këto dy raste nisi procedimi në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës dhe moskallëzim krimi, për  kryeplakun e fshatit Drisht shtetasin V. D., kryeplakun e fshatit Kir,shtetasin S. H., dhe Inspektorin e Pyjeve, shtetasin A. M.

Ndërkohë shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjatë kontrolleve gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësive administrative Gruemirë dhe Kastrat, 142 bimë cannabisi;

Ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës  gjatë kontrolleve gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësisë administrative Shllak, 295 bimë cannabisi;

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike. Operacioni antikanabis i koduar  “Koordinata”, vijon.

Temperatura përvëluese sot në Kosovë
LAJMI TJETËR →
Temperatura përvëluese sot në Kosovë

Lexo edhe

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

7 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

22 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

25 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

29 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

13 orë më parë