RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
Zelensky kërkon masa “të fuqishme” nga SHBA-ja kundër Rusisë
🌍 Bota

Zelensky kërkon masa “të fuqishme” nga SHBA-ja kundër Rusisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të vendosin masa “të fuqishme” kundër Rusisë, pasi tensionet mes anëtarëve lindorë të NATO-s dhe Kremlinit po rriten. Ze

nga Kaltrina Berila21 shtator 202521 shtator 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të vendosin masa “të fuqishme” kundër Rusisë, pasi tensionet mes anëtarëve lindorë të NATO-s dhe Kremlinit po rriten.

Zelensky tha gjithashtu se pret të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së javën e ardhshme, megjithëse Uashingtoni ende nuk e ka konfirmuar ndonjë takim ballë për ballë mes tyre.

“Kjo javë na ka afruar më shumë drejt finalizimit të paketës së 19-të të sanksioneve kundër agresionit rus; presim miratimin e saj së shpejti. Burimet energjetike të Rusisë po kufizohen”, tha Zelensky mbrëmjen e 20 shtatorit.
“Ne presim sanksione nëse nuk ka takim mes liderëve ose, për shembull, nëse nuk ka armëpushim”, shtoi ai.

Zelensky e përsëriti gjithashtu qëndrimin e tij se është i gatshëm të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili deri tani nuk ka pranuar takim në vend neutral.

Trump, i cili ka shprehur kamotshëm admirim për Putinin, tani ndihet i zhgënjyer me liderin e Kremlinit pasi ai nuk po tregon gatishmëri për ta pranuar një armëpushim dhe për t’u angazhuar në bisedime direkte me Zelenskyn.

Trump tha ndihet “shumë i zhgënjyer” me Putinin pas një sërë sulmesh të intensifikuara ndaj qyteteve ukrainase. Ai ka folur për sanksione ose tarifa të reja kundër Rusisë, megjithëse ende nuk është marrë ndonjë veprim.

“Ai vërtet më ka zhgënjyer”, tha Trump gjatë një vizite në Londër më 18 shtator.

Uashingtoni dhe aleatët evropianë kanë vendosur tashmë masa financiare kundër Moskës pas nisjes së pushtimit të plotë në shkurt të vitit 2022, me qëllim për t’ia dobësuar ekonominë, por Kievi dhe mbështetësit e tij po kërkojnë veprime më të forta.

Deklaratat e fundit të Zelenskyt vijnë mes zhvillimeve diplomatike dhe ushtarake, brenda Ukrainës dhe Rusisë, si dhe mbi hapësirën ajrore të vendeve të NATO-s që kufizohen me dy shtetet në luftë.
Avionë luftarakë të Polonisë dhe të tjerë vendeve të tjera të NATO-s u ngritën në ajër kur Rusia e nisi një tjetër sulm masiv me dronë dhe raketa mbi Ukrainë, ku u vranë të paktën tre civilë.

Operacioni, i cili zgjati rreth 90 minuta, është tregues i shqetësimit të lartë në vendet e NATO-s pas ndërhyrjeve të Rusisë.

Vala e sulmeve gjatë natës të shtunën erdhi pak pas reagimit të ashpër të vendeve të NATO-s ndaj një shkeljeje të hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia një ditë më parë, si dhe pas shkeljeve të fundit me dronë rusë në Poloni dhe Rumani.

NATO-ja duhet të përgjigjet fuqishëm ndaj shkeljeve ruse – përfshirë edhe rrëzimin e avionëve rusë, tha presidenti i Republikës së Çekisë, Petr Pavel.

“Rusia do ta kuptojë shumë shpejt që ka bërë një gabim dhe ka kaluar kufijtë e pranueshëm. Për fat të keq, kjo po rrezikon të kalojë në konflikt, por dorëzimi përballë së keqes thjesht nuk është opsion”, tha Pavel.

Estonia tha më 18 shtator se tre avionë luftarakë rusë hynë në hapësirën e saj ajrore dhe qëndruan aty për 12 minuta, duke i detyruar vendet e tjera të NATO-s t’i ngrenë avionët e tyre në ajër menjëherë.

Kremlini e mohoi incidentin, duke thënë se avionët kishin fluturuar mbi ujërat ndërkombëtare.

Estonia tha se kishte kërkuar konsultime sipas Nenit 4 të Këshillit të Atlantikut të Veriut, të cilat pritet të zhvillohen javën e ardhshme.
Ndërkohë, forcat ukrainase vazhduan trysninë mbi Kremlinin, duke goditur thellë brenda Rusisë industri të lidhura me luftën, kryesisht fabrika për prodhimin e energjisë.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se mbrojtja ajrore rrëzoi 149 dronë ukrainas gjatë natës mes 19 dhe 20 shtatorit, në rajone të ndryshme përfshirë Rostov, Saratov, Briansk dhe Samara, si dhe mbi Krimenë e pushtuar nga Rusia.

Një zyrtar i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) i tha Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë se disa stacione pompimi nafte u nxorën jashtë funksioni.

Ndërkohë që Rusia shënjestron rregullisht infrastrukturën civile, përfshirë banesa, spitale dhe shkolla, Ukraina ka zhvilluar një fushatë ndaj rafinerive të naftës ruse – shpesh në thellësi të vendit – duke raportuar se ka nxjerrë jashtë funksionit pothuajse një të pestën e kapacitetit të saj./rel

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
LAJMI TJETËR →
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

1 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

17 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

2 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

2 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

4 orë më parë