Zelensky-Rusisë: Kërkoni paqe ose largohuni nga komuniteti ndërkombëtar
Presidenti ukrainas, Volodymr Zelensky, në fjalimin e tij të natës argumnetoi se nëse Rusia nuk arrin të ndjekë një marrëveshje paqeje, ajo duhet të largohet përgjithmonë nga komuniteti ndërkombëtar.
Presidenti ukrainas, Volodymr Zelensky, në fjalimin e tij të natës argumnetoi se nëse Rusia nuk arrin të ndjekë një marrëveshje paqeje, ajo duhet të largohet përgjithmonë nga komuniteti ndërkombëtar.
“Ose udhëheqja ruse do të kërkojë realisht paqen ose si rezultat i kësaj lufte Rusia do të largohet përgjithmonë nga arena ndërkombëtare. I gjithë ky aktivitet i ethshëm i pushtuesve dëshmon para së gjithash për pasigurinë e tyre. Për faktin se edhe me rezerva të konsiderueshme të pajisjeve ushtarake sovjetike dhe një numër të konsiderueshëm ushtarësh… trupat ruse dyshojnë në aftësinë e tyre për të na thyer, për të thyer Ukrainën. Epo, ne bëjmë gjithçka për të justifikuar dyshimet e tyre.”, tha ai.
Zelensky përsëriti gjithashtu thirrjen e tij për një embargo totale të naftës ruse.
Zelensky shprehu mirënjohje për Presidentin Biden pasi ai premtoi një dërgesë tjetër masive armësh në Ukrainë, shkruan BBC./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro





