Zgjedhja e kryetarit hap rruge euroatlantike
Edhe ambasadori holandez e ka mirëpritur zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Zëvendëskryeministri për çështje Evropiane, Arbër Ademi thotë se me zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit, është bërë hap i
Edhe ambasadori holandez e ka mirëpritur zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit
Zëvendëskryeministri për çështje Evropiane, Arbër Ademi thotë se me zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit, është bërë hap i madh drejt zgjedhjes së krizës në Maqedoni, dhe vazhdimit të proceseve euro integruese. Ai tha se kriza politike ka pasur efekte negative në dinamikën e realizimit të reformave që kanë të bëjnë me agjendën evropiane.
“Vetëm institucionet demokratike janë ato institucione të cilat mund ta dërgojnë vendin në drejtim të realizimit të reformave të thella, e që janë të domosdoshme që të kemi një shoqëri demokratike prosperuese”, u shpreh Arbër Ademi, Zëvendës kryeministër për çështje Evropiane.
Ambasadori holandez në Maqedoni, UoterPlomp theksoi se BE dhe SHBA-të e kanë mirëpritur zgjedhjen e kryetarit të ri dhe presin që të zgjedhet sa më shpejtë qeveri e re, e cila do të jetë e gatshme të realizojë reforma në vend, shkruan tv21.tv.
“Edhe pse tani do të ketë një shumicë parlamentare e cila do të formojë qeverinë e re, do të mbetet e rëndësishme tëvazhdohet ndërtimi i urave ndërmjet të gjitha palëve, ndërmjet të gjitha komuniteteve dhe ne mes të gjitha gjuhëve”, tha Uoter Plomp, Ambasador i Holandës.
Profesori universitar Ylber Sela theksoi se qeveria e re që do të formohet duhet të ketë bashkëpunim më të thellë me BE-në. Ai tha se faktori politik ndërkombëtar ishte vendimtar në zbutjen e tensioneve pas incidentit në kuvend të enjten e kaluar.
“Fjalori politik i diplomatëve të huaj, sidomos ambasadës së SHBA-ve, dhe vendeve më tëfuqishme të Bashkimit Evropian, siç është Gjermania, Franca dhe i deleguari qëështë këtu, Zoti Zhbogar, normalisht që kanë bërë të veten, dhe pa ndihmën e tyre ndoshta situata do të dilte edhe më tej jashtë kontrollit”, tha Ylber Sela, profesor universitar.
Këto komente u dhanë me rastin e “Ditëve të Evropës”, manifestim që i kushtohet 9 majit- ditës së Evropës, e që organizohet tradicionalisht nga Instituti për studime politike dhe ndërkombëtare dhe komuna e çairit./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






