RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaHendboll
🤾 Hendboll

Zherka: Ndeshja me Bullgarinë, shumë e rëndësishme

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e luan të martën ndeshjen e parë në IHF Trophy për zonën evropiane. Prej orës 18:00 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, Kosova U18 përballet me Bullgarinë. Kosova U

nga E.Bullaku10 tetor 202210 tetor 2022

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e luan të martën ndeshjen e parë në IHF Trophy për zonën evropiane. Prej orës 18:00 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, Kosova U18 përballet me Bullgarinë.
Kosova U18 e kërkon vendin e parë në këtë ngjarje, që mundëson avancim në fazën ndërkontinentale. Fituesi i fazës ndërkontinentale kualifikohet në Botëror. E njëjta vlen edhe për Kombëtaret U20.
Trajneri i Kosovës U18, Verim Zherka, u shpreh i kënaqur me përgatitjet e bëra.
“Tubimi i parë në Gjakovë më shumë kishte karakter testues. I kishim 26 lojtarë dhe këtë numër e reduktuam në 16 për tubimin e dytë që për një javë u zhvillua në Istog. Jemi munduar të eliminojmë mangësitë teknike dhe taktike që i kishin lojtarët si në aspektin individual ashtu edhe në atë kolektiv. E kemi një gjeneratë të shkëlqyeshme që na jep shpresë dhe kurajë që në të ardhmen të kemi lojtarë të kalibrit të lartë. Por këta djelmosha duhet të bëjnë punë akoma më profesionale”, tha Zherka.
Ai foli edhe për synimet në IHF Trophy.
“Sa i përket synimeve tona në këtë garë, natyrisht që është ta fitojmë trofeun dhe të kualifikohemi në Botëror. Konkurrente do ta kemi Gjeorgjinë dhe Bullgarinë, por nuk bën të anashkalohet as Britania e Madhe. Shumë me rëndësi për ne do të jetë ndeshja e parë me Bullgarinë që e luajmë nesër nga ora 18:00. Duhet të japim maksimumin për këtë fitore që pastaj të jemi pak më komod në ndeshjet e radhës e posaçërisht në atë me Gjeorgjinë”, tha Zherka./21Media

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
LAJMI TJETËR →
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

Lexo edhe

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032
Futboll

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

6 min më parë
Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

41 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

43 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

43 min më parë
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

52 min më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

3 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

4 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

4 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

4 orë më parë