
Zhvillohen gërmime për të pagjeturit në Burgun e Dubravës
Në Burgun e Dubravës kanë filluar sot gërmimet nga ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore, në kërkim të mbetjeve mortore të një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Deri më tani nga IML-ja bëj
Në Burgun e Dubravës kanë filluar sot gërmimet nga ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore, në kërkim të mbetjeve mortore të një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Deri më tani nga IML-ja bëjnë të ditur për se deri më tash nuk kanë hasur në ndonjë mbetje mortore.
Zëvendësuesi i drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, Ditor Haliti në një prononcim për KosovaPress tregoi se dyshohet që brenda hapësirave të Burgut të Dubravës gjenden eshtra të një personi të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ai potencoi se gërmime pritet të ketë edhe gjatë javës së ardhshme.
“ Kanë filluar sot me urdhëresë të Departamentit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Jemi duke e kërkuar një individ të kohës së luftës. Sipas informatave që është varrosur këtu… Punimet janë duke vazhduar. Tani nuk e di a mund të kryhen sot, por sidoqoftë derisa ta kryejmë këtë pikë, jemi duke punuar. Deri më tani s’ka asgjë…Gërmimet ndoshta nesër jo, por mund te vazhdojnë gjatë javës tjetër”, tha Haliti.
Në këtë fazë, ekipet janë duke punuar në terren dhe hetimet do të vijojnë për të konfirmuar nëse lokacioni i identifikuar përmban mbetje që i përkasin personit të zhdukur.

Më të fundit
Të gjitha →
Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale





