RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Zvogëlohet buxheti i Komisionit Hetimor për Rezervat Shtetërore
🇽🇰 Kosova

Zvogëlohet buxheti i Komisionit Hetimor për Rezervat Shtetërore

(Lajm i përditësuar) Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet

nga Kaltrina Berila29 janar 202429 janar 2024

(Lajm i përditësuar)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla ka diskutuar në mbledhjen e sotme për shpenzimet dhe buxhetin e këtij komisioni.

Buxheti i propozuar fillimisht në vlerë prej rreth 30.000 eurosh, pas kërkesës së deputetëve të Vetëvendosjes është ulur. Pas kësaj ankese, anëtarët e komisionit e kanë votuar buxhetin në vlerë prej 26.950 euro.

VV-ja ankohet për buxhetin e lartë në Komisionin hetimor për rezerva

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla ka diskutuar në mbledhjen e sotme për shpenzimet dhe buxhetin e këtij komisioni.

Deputeti i VV-së, Driton Hyseni, tha se buxheti prej rreth 30.000 euro që është propozuar për komisionin hetimor, është i lartë.

Ndërsa, deputetja e LDK-së Valentina Bunjaku u kërkoi deputetëve të Vetëvendosjes të mos bëhen “shumë të arsyeshëm”.

Ajo tha se mjetet do t’i kthehen Kuvendit nëse nuk shpenzohen.

Deputetja Doarsa Kica-Xhelili ka thënë se në buxhet përfshihen edhe kompensimet për ekspertë.

“Nuk di si mund t’i reduktojmë sepse janë ekspertiza të shtrenjta. Nëse ka mbetur te byfeja, hiç s’ka problem. Kafet i blejmë vetë”, ka thënë ajo.

Kryesuesi i Komisionit Rashit Qalaj tha se tabelën e buxhetit e ka bërë administrata e Komisionit.

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

13 min më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

36 min më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

2 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

3 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

4 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

5 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

3 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

6 orë më parë